ANALIZË RENDI RAJONAL DHE GLOBAL INTIMITETI STRATEGJIK Ditmir Bushati Tetor 2022 Presidenti Macron e konsideroi Komunitetin Politik Europian si një mundësi për shtetet europiane për të ndërtuar një“intimitet strategjik”. Në kushtet e përshkallëzimit të luftës në Ukrainë, pyetja që kërkon përgjigje është se çfarë do të synojë ky intimitet strategjik në pragun e Rusisë. Me Europën duke përjetuar muzgun e sigurisë, si pasojë e agresionit të Rusisë kundër Urakinës, mbledhja së bashku e 44 krerëve të shteteve me një gjeografi të gjerë nga Armenia në Islandë, ishte një mesazh kuptimplotë për Kremlinin. Nëse Komuniteti Politik Europian kthehet në një hapësirë në të cilën zhvillohet politika europiane, kjo do të varet nga vullneti i shteteve pjesëmarrëse. Në botën e konkurrencës së fuqive të mëdha, ku mekanizmat tradicional të rendit ndërkombëtar janë dobësuar, Europa ka nevojë për forumin e saj kontinental. 1
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten