ANALIZË RENDI RAJONAL DHE GLOBAL BE – BALLKAN PERËNDIMOR NË KOHË STUHIE Ditmir Bushati Dhjetor 2022 Trajtimi i Ballkanit Perëndimor si pjesë e BE-së është e vetmja mënyrë për të zbutur hendekun zhvillimor dhe frenuar sadopak fenomenin e shpopullimit. Kjo është një barrë e papër llshme për BE-në, por një investim gjeostrategjik që shoqërohet me një divident të madh politik. Ekonomia e Ballkanit Perëndimor është thellësisht e integruar në superstrukturën e BE-së. Rritja e investimeve në rajon në funksion të përmirësimit të infrastrukturës, mjedisit apo sektorëve të tjerë, do të kthehej në një për tim të menjëhershëm edhe për anëtarët e BE-së përreth rajonit tonë. Deri dje anëtarësimi i gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE konsiderohej si zgjedhje. Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë ka rritur ndërgjegjësimin për cënueshmërinë e Ballkanit Perëndimor. Ndaj, anëtarësimi në BE nuk është më zgjedhje, por domosdoshmëri. 1
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten