ANALIZË RENDI RAJONAL DHE GLOBAL RENDI I NGRIRË Ditmir Bushati Shtator 2023 Në rrethanat e tanishme politike dhe të sigurisë në Europë episodi i fundit është një këmbanë e fortë alarmi. Në dallim nga dy konk iktet e tjera të mëdha në Europë, pushtimi rus ndaj Ukrainës, apo kon ikti në Nagorno-Karabakh, agresioni i Serbisë ndaj Kosovës mund të lexohet edhe si sulmi i një shteti kandidat për anëtarësim në BE, ndaj një shteti që ka aplikuar për anëtarësim në BE. Vështruar në këtë kontekst, përfundimi i kon iktit që po merr trajtat e një rendi të ngrirë nuk është më një çështje politikë, por një çështje serioze e sigurisë për rajonin dhe të ardhmen e Europës. Për SHBA-në dhe BE-në, zgjedhja nuk është më vetëm mes dështimit dhe suksesit të dialogut, por ndërmjet stabilitetit dhe një përshkallëzimi të mëtejshëm të dhunës. Kjo e fundit ka shumë të ngjarë të ndodhë nëse tolerohet roli i Serbisë, si prishëse e stabilitetit rajonal. 1
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten