HYRJE Kohët e fundit është zhvilluar shumë fenomeni konsumizëm, si një term kryesisht me karakter ekonomik. Konsumizmi është i lidhur me evolucionin e prodhimit masiv të mallrave dhe shërbimeve brenda ekonomive të tregut. Me synimin për të korrigjuar“dështimet” e tregut, ku dallohen qartësisht asimetria në informacion dhe fuqi e pabarabartë negociuese, si dhe pabarazi në një marrëdhënie juridike private(e cila duhet të bazohet në parimin e barazisë së palëve) janë parë të nevojshme ndërhyrje specifike rregullatore(Antoniolli). Efektet e globalizimit në çështjet e konsumatorit janë pozitive dhe negative. Në këndvështrimin pozitiv, tregjet e reja nxisin konkurrencën dhe mundësinë për shumëllojshmëri dhe zgjedhje të konsumatorëve. Në aspketin negative për shkak të globalizimit, shtetet kanë vështirësi në menaxhimin dhe rregullimin e transaksioneve ndërkombëtare. Nën efektet e ndërkombëtarizimit, globalizimit, mbrojtja që i ofrohet konsumatorëve nga kuadri ligjor kombëtar është i dobët. Ky proçes në fushën e mbrojtjes së konsumatorëve kërkon një kuadër ligjor të plotë dhe mekanizma efektivë, bashkëpunim ndërmjet shteteve në mënyrë që të garantohet një mbrojtje e përshtatshme. Kohët e fundit disiplina“E drejtë e konsumatorit” ka marrë një zhvillim të madh. Kjo degë e së drejtës ka një qasje ndërdisiplinore, pasi përfshin aspekte ligjore, sociale, ekonomike dhe politike, por gjithashtu ndërthur rregulla që u përkasin fushave të tjera si: kushtetuese, administrative, e drejtë civile dhe penale. Një aspekt shumë i rëndësishëm i të drejtës së konsumatorit është përcaktimi i saj si një“e drejtë e butë”, duke iu referuar një grupi të gjerë rregullash, të cilat nuk janë ligjërisht detyruese, si: kodet e sjelljes, udhëzimet, praktikat e mira dhe zgjidhja alternative e mosmarrëveshjeve(ADR). Nga studiuesit(Antoniolli) është pranuar se konsumizmi si një fenomen kompleks nuk mund të rregullohet vetëm me një kuadër ligjor detyrues, pasi të tilla procedura shpesh kërkojnë kohë dhe janë të kushtueshme, ndërsa“e drejta e butë” është më fleksibël dhe më e përshtatshme. Ndërveprimi i elementeve të ndryshëm, juridik, ekonomik dhe social, sëbashku me përfshirjen e një numri aktorësh ligjorë, institucionesh në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar ka krijuar një shumëllojshmëri strukturash në mbrojtje të konsumatorëve. Teoritë për mirëqënien e konsumatorit pasjellin zgjidhje të vështira për zbatuesit e së drejtës në mënyrë literale, pasi një zbatim fjalë për fjalë i standardit të mirëqenies së konsumatorit ndonjëherë mund të duket se ka pak kuptim. Në ekonomi, mirëqenia e konsumatorit është ndryshimi midis asaj që konsumatorët janë të gatshëm të paguajnë për një të mirë dhe asaj që në të vërtetë ata duhet të paguajnë. Është"teprica" që | Sfidat e konsumatorit shqiptar në proçesin e Integrimit Evropian| 2
Druckschrift
Sfidat e konsumatorit shqiptar në proçesin e Integrimit Evropian : manual
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten