METODOLOGJIA Ky manual bazohet kryesisht në metoda cilësore. Në hartimin e tij është bërë një analizë e thelluar e kuadrit ligjor të Bashkimit Evropian dhe atij shqiptar në fushën e mbrojtjes së konsumatorëve. Analiza është bërë në dy drejtime: • në drejtimin horizontal, në lidhje me objektin e marrëdhënies juridike konsumatore, mallra dhe shërbime; • në nivelin vertikal: qeverisje qendrore dhe vendore. Pjesë e punës hulumtuese është analizimi i Vendimeve të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, në çështje që kanë bërë histori apo çështje që janë zhvilluar së fundmi. Manuali është hartuar në një gjuhë të thjeshtë, ku gjuha ligjore dhe ajo teknike është shoqëruar me shembuj praktikë. Manuali është lehtësisht i lexueshëm dhe i kuptueshëm për nënpunës së administratës publike, ekspertë, përfaqësues së shoqërisë civile, gazetarë, tregtarë dhe konsumatorë. Manuali nuk shteron në analizë të gjitha aspektet dhe fushat e mbrojtjes së konsumatorëve, por është përpjekur që nëpërmjet kuadrit ligjor, jurisprudencës apo shembujve të pasqyrojë lloje të ndyshme të marrëdhënieve juridik konsumatore. | Sfidat e konsumatorit shqiptar në proçesin e Integrimit Evropian| 4
Druckschrift
Sfidat e konsumatorit shqiptar në proçesin e Integrimit Evropian : manual
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten