ANALIZË RENDI RAJONAL DHE GLOBAL MOMENTI I JEAN MONNET PËR EUROPËN Ditmir Bushati Qershor 2023 Pavarësisht ndryshimit në metodologjinë e zgjerimit që synonte shoqërimin e progresit në reforma me përfitime të prekshme dhe kthimin mbrapa në mungesë të rezultateve, BE-ja nuk ka qenë në gjendje të demonstrojë në Ballkanin Perëndimor as lidhjen ndërmjet reformave e përfitimeve, dhe as koston për ngecjen e reformave ose kthimin mbrapa. Një përfshirje e vendeve të Ballkanit Perëndimor në skemën e fondeve strukturore të BE-së, politikave të përbashkëta bujqësore apo fondeve të Gjeneratës së Ardhshme të BE-së, do të përfaqësonte një mundësi ekonomike të ngjashme me Planin Marshall të pas Luftës së Dytë Botërore. Një mënyrë për të përshpejtuar zhvillimin ekonomik do të ishte pranimi i vendeve të rajonit në tregun e brendshëm të BE-së. Presidentja e Komisionit Europian ka premtuar se do ta afrojë Ballkanin Perëndimor me tregun e brendshëm të BE-së. Kjo ide, nëse shoqërohet me hapa thelbësor, nuk synon të varrosë procesin e anëtarësimit në BE, por të përfshijë një politikë të përkohshme në këtë rrugëtim. 1
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten