Ligji Gjerman i Kontrollit të Detyrueshëm në Zinxhirët e Prodhimit ngushton hendekun rregullator, që ka kontribuar në probleme serioze të të drejtave të punëtorëve dhe të ambientit në këta zinxhirë. Ligji i detyron kompanitë e mëdha gjermane të ngrenë një sistem efektiv të menaxhimit të rreziqeve që i kanosen të drejtave të punëtorëve dhe ambientit në kompanitë me të cilat ato punojnë.