Analiza e të dhënave tregon një rritje të të ardhurave totale të buxhetit vendor nga viti në vit që nga aplikimi i TAR. Reforma administrativo-territoriale ka ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin dhe rritjen e kapacitetit fiskal të bashkive për mbledhjen e të ardhurave të tyre vendore dhe për rrjedhojë rritjen e shpenzimeve për shërbimet vendore.