Barometri Shqiptar i Sigurisë 2020 ofron informacion të rëndësishëm të lidhur me perceptimet e qytetarëve për sigurinë. Sa të sigurt ndihen njerëzit? Çfarë lloje kërcënimesh perceptojnë ata? Ky studim është jashtëzakonisht i vlefshëm pasi ai nuk analizon vetëm rreziqet në vetvete, por më tepër mënyrën se si qytetarët i identifikojnë ato.