Parathënie Në mbarë botën, menaxhimi në sektorët publikë dhe privatë po përdor teknologji digjitale me qëllim përmirësimin e produktivitetit dhe efikasitetit. Teknologji të tilla kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në kushtet e punës dhe të drejtat e punëtorëve. Punët po(gjysmë) automatizohen, kërkojnë kompetenca të reja dhe puna e punëtorët po kthehen në elementë të kuantifikuar ndërsa veprimet dhe mosveprimet e tyre kthehen në pika të dhënash dhe analizohen përmes sistemeve algoritmike. Ndikimi negativ i këtyre sistemeve mbi punëtorët është i dokumentuar mirë. Megjithatë, dëshmi jozyrtare nga vende të shumta sugjerojnë se përfaqësuesit sindikalë dhe përfaqësuesit e Shëndetit dhe Sigurisë në Punë në një shkallë të gjërë nuk po e diskutojnë përdorimin e teknologjive digjitale me menaxhimin. Përfaqësuesit shprehen se u mungojnë njohuritë rreth specifikave të teknologjive digjitale dhe për çfarë arsye duhet t'u kushtojnë vëmendje të kujdesshme atyre. Shumë raportojnë se menaxhimi nuk i ngre kurrë çështjet e digjitalizimit me ta, as nuk ndjejnë se kanë një pasqyrë të qartë sesi ti zbatojnë ligjet dhe marrëveshjet ekzistuese për të nxitur këto diskutime. Ndonëse disa sindikata po negociojnë me sukses gjuhën e kontratave rreth digjitalizimit të punës siç dëshmohet nga Hub-i i Negocimit Digjital të PSI, shumica dërrmuese ende nuk kanë arritur aty. Për ti mbështetur sindikatat në negociatat e tyre me menaxhimin, kjo seri raportesh nxjerr në dritë se çfarë të drejtash kanë punëtorët kur sistemet digjitale vendosen në punë dhe çfarë detyrimesh ka menaxhimi në raport me punëtorët. Raportet ofrojnë lista kontrolli të gatshme për përdorim me pyetje, dhe sugjerime për negocim kolektiv për të tejkaluar boshllëqet ligjore. Friedrich-Ebert-Stiftung e kupton se vendosja e teknologjisë pa përfshirjen e punëtorëve jo vetëm që i nënshtron punëtorët ndaj kontrollit, por gjithashtu ndryshon balancën e fuqisë në vendin e punës në favor të punëdhënësve. Punëtorët mund të ndjehen gjithnjë e më shumë të tjetërsuar dhe të objektivizuar. Një fuqi punëtore e pambrojtur dhe e pafuqishme nuk është vetëm më pak produktive, por rrezikon të humbasë besimin tek premtimet dhe institucionet që supozohet të garantojnë punë dinjitoze dhe jetë dinjitoze. Prandaj, kontributi në kapacitetin e punëtorëve për të kërkuar të drejtat e tyre dhe për të negociuar kushtet e punës në një vend pune të digjitalizuar është një shërbim ndaj demokracisë dhe drejtësisë. Kjo është ajo që ky projekt synon të arrijë – duke bërë transparente se çfarë fuqie institucionale, pra të drejta, ligje dhe marrëveshje të tregut të punës, kanë punëtorët në dispozicionin e tyre. Shpresojmë që studimet e rasteve të paraqitura do të çojnë në një përgjigje më të qartë dhe më strategjike nga punëtorët në vendet e marra në studim dhe në më shumë vende që nisin rrugën drejt prezantimit dhe përdorimit të negociuar të teknologjive digjitale. I detyrohemi Christina J. Colclough, Drejtore e The Why Not Lab, mirënjohjen tonë për sigurimin e shkëndijës fillestare për këtë projekt dhe për faktin se ishte një mentore entuziaste dhe kompetente për autorët e studimit. Përkushtimi i saj i palodhshëm për të sfiduar, motivuar dhe ndërtuar kapacitetet e lëvizjes punëtore për tu fuqizuar në ekonominë digjitale është i pashoq dhe ka qenë frymëzimi pas shumë ndërmarrjeve bashkëpunuese të FES Global dhe projekteve kombëtare të Sindikatave. Falënderojmë autorët e studimeve të secilit vend për profesionalizmin dhe entuziazmin e tyre për të eksploruar territor të pazbuluar, për zbulimet e pikave potenciale të levës së ndryshimit dhe për“rrugën përpara” për të ndërmarrë hapat e ardhshëm në ndërtimin e fuqisë së punëtorëve. Së fundi, Blanka Balfer meriton lëvdata për faktin se është shtylla kurrizore e heshtur e këtij projekti(dhe shumë të tjerëve) që lejojnë FES të përdorë rrjetin e tij global në të mirë të punëtorëve. Le të shërbejë kjo seri raportesh si një gur themeli për angazhim më të thellë, negocim kolektiv dhe sukses në hartimin dhe zbatimin e politikave në ekonominë digjitale të sotme dhe të nesërme! Mirko Herberg Drejtor, Projekti Global i Sindikatave, FES Parathënie 3
Buch
Negocimi i vendeve të punës të digjitalizuara : të drejtat dhe detyrimet, Shqipëria
Entstehung
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten