3. Cilat janë të drejtat tuaja – dhe cilat janë detyrimet e menaxhimit? Kuadri ligjor dhe institucional i Shqipërisë që rregullon përdorimin e teknologjive digjitale në punë ka evoluar vitet e fundit. Kjo pasqyron digjitalizimin e shpejtë të ekonomisë dhe përafrimin gradual të vendit me standardet e Bashkimit Evropian. Miratimi i Ligjit të ri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale(2024) dhe forcimi i dispozitave për punën dhe sigurinë në punë ofrojnë një bazë koherente për rregullimin e mbikëqyrjes në vendin e punës, menaxhimin algoritmik dhe marrjen e vendimeve të automatizuara. Megjithatë, zbatimi mbetet i pabarabartë dhe shumë punëdhënës nuk janë në dijeni të detyrimeve të tyre për konsultim. Sindikatat mund t'i përdorin këto ligje në mënyrë strategjike për të mbrojtur punëtorët dhe për të forcuar dialogun social. Së bashku, ato ofrojnë mjetet për të garantuar që digjitalizimi në Shqipëri respekton të drejtat e njeriut, privatësinë dhe parimet e punës dinjitoze. → Ligji Nr. 124/2024"Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe udhëzimet e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale; Ligji i ri hyri në fuqi në Shkurt 2025. Disa dispozita kyçe do të hyjnë në fuqi në Janar 2027, duke përfshirë këtu njoftimin e shkeljeve të të dhënave te personat e prekur, miratimin e kodeve të sjelljes dhe rregullat për përpunimin e të dhënave nga autoritetet publike për qëllime të sigurisë kombëtare dhe ndjekjes penale. Ligji u jep punëtorëve dhe përfaqësuesve të tyre të drejtën për të kërkuar akses në Vlerësimet e Ndikimit në Mbrojtjen e të Dhënave (DPIA) përpara instalimit të sistemeve digjitale me rrezik të lartë. Të drejtat e konsultimit përforcohen përmes nenit 35, paragrafi 9, i cili kërkon që kon trolluesi të marrë mendimin e subjekteve të të dhënave gjatë procesit të DPIA.. → Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë, datë 12.07.1995(i ndryshuar në 2003, 2008, 2016, 2024): Kodi i Punës sanksionon të drejtën për konsultim kur ndryshimet teknologjike ose organizative prekin kushtet e punësimit. → Ligji Nr. 10 237/2010"Për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë" dhe rregulloret zbatuese: Ky ligj detyron punëdhënësit të vlerësojnë rreziqet psikosociale që mund të vijnë nga monitorimi i vazhdueshëm ose menaxhimi algoritmik. → Ligji Nr. 10221, datë 4.2.2010,"Për Mbrojtjen nga Diskriminimi", i ndryshuar; Ky ligj transpozon direktivat kryesore të BE-së për barazinë, përfshirë Direktivën 2000/43/KE(Barazia Racore) dhe Direktivën 2000/78/KE(Barazia në Punësim). → Rregullat sektoriale dhe të administratës publike për prokurimin e TIK-ut dhe sistemet digjitale; Rregullat e prokurimit publik sigurojnë llogaridhënie për përpunimin e të dhënave kur sistemet digjitale ofrohen nga kontraktorë të jashtëm. → Instrumentet e derivuara nga BE-ja dhe ndikimet ndërkombëtare; strumentet e BE-së dhe ILO-s(Organizata Ndërkombëtare e Punës) ofrojnë standarde për mbikëqyrjen njerëzore, mosdiskriminimin dhe përdorimin etik të sistemeve të Inteligjencës Artificiale(IA) Ky seksion ofron një përmbledhje të ligjeve dhe marrëveshjeve kryesore që përcaktojnë detyrimet e punëdhënësit dhe të drejtat e punonjësve në lidhje me prezantimin dhe përdorimin e teknologjive digjitale në vendet e punës në Shqipëri. Çdo përshkrim përmbledh fushën e zbatimit, dispozitat kyçe dhe rëndësinë për digjitalizimin. Gjithashtu, prmban një seksion mbi rëndësinë për sindikatat dhe njohuri praktike. Cilat janë të drejtat tuaja – dhe cilat janë detyrimet e menaxhimit? 9
Buch
Negocimi i vendeve të punës të digjitalizuara : të drejtat dhe detyrimet, Shqipëria
Entstehung
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten