KAPITULLI I Nevoja për politikat e mbrojtjes së konsumatorit në Bashkimin Evropian dhe Shqipëri 1.1 Politikat e mbrojtjes së konsumatorit në Bashkimin Evropian Politikat për mbrojtjen e konsumatorëve në Evropë, zyrtarisht, datojnë më Samitin e Parisit, në vitin 1972, ku, Shtetet Anëtare shfaqën vullnetin e tyre për të zgjeruar ndërhyrjen e Komunitetit përtej çështjeve ekonomike, në sferën shoqërore dhe u dakordësuan për miratimin e një programi për mbrotjen e konsumatorëve(Teliti). Programi i parë i plotë për Komunitetin Evropian, për mbrojtjen e konsumatorëve, daton në vitin 1975, i cili parashikoi një plan veprimi dhe afirmoi pesë të drejta themelore për konsumatorin: mbrojtja e shëndetit dhe e sigurisë, mbrojtja e interesit ekonomik, e drejta e informimit dhe e edukimit, e drejta e ankimit dhe e drejta e përfaqësimit(Dollani, Kushtet e padrejta në kontratat konsumatore. Zhvillimet aktuale në BE dhe impakti i mundshëm mbi të drejtën civile shqiptare, 2011). Programi i parë përcaktonte se:“ Konsumatori nuk do të shihet më thjesht si një blerës ose përdorues i mallrave ose shërbimeve për qëllime personale, familjare ose të grupit, por gjithashtu si një person që synon të ndikojë në shoqëri, në sajë të të qenit konsumator në mënyrë direkte ose indirekte .” Ky program, sëbashku me programet e tjera pasuese, ka shërbyer si fillimi i korpusit në rritje të Direktivave dhe Regulloreve në fushën e mbrojtjes së konsumatorëve(Valant, 2015). Programi i dytë, i miratuar në vitin 1981(Council E., 1981), zgjeroi fushën e të drejtave të konsumatorëve, duke i afirmuar të drejtën për dëmshpërblim. Ky program u përqëndrua kryesisht në mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve në lidhje me çmimin dhe cilësinë e produkteve dhe shërbimeve, si dhe në krijimin e një marrëdhënie të qetë dialogu midis konsumatorëve dhe tregtarëve. Programi i tretë u zhvillua me Rezolutën e Këshillit të Komunitetit Evropian me datë 06 maj 1986, e cila u përthith nga Akti Unik Evropian, i vitit 1987. Akti Unik Evropian riafimoi se sipas ish-nenit 100A të Traktatit të Komunitetit Ekonomik Evropian, Shtetet Anëtare duhet të provojnë se legjislacionet e tyre kombëtare nuk janë diskriminuese ose nuk përmbajnë dispozita kufizuese në lidhje me tregtinë e lirë(Good, 1988). Bashkëpunimi përfshinte çështje të tilla si: shëndeti, siguria, mjedisi dhe mbrojtja e konsumatorit. Traktati i Maastrichtit është akti i parë në kuadër të legjislacionit komunitar që i kushton një rregullim specifik mbrojtjes së konsumatorëve, duke parashikuar detyrimin | Sfidat e konsumatorit shqiptar në proçesin e Integrimit Evropian| 5
Druckschrift
Sfidat e konsumatorit shqiptar në proçesin e Integrimit Evropian : manual
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten