e Komunitetit për të nxitur dhe siguruar një nivel më të lartë të mbrojtjes sociale dhe të kontribuojë në forcimin e mbrojtjes së konsumatorëve. Traktati i Amsterdamit riafirmoi kompetencat e Komisionit në fushën e mbrojtjes së konsumatorëve, me synimin për të siguruar një nivel më të lartë mbrojtjeje. Neni 129a u ndryshua në nenin 153(2), i cili parashikonte se:“Me qëllim promovimin e interesave të konsumatorëve dhe sigurimin e një niveli më të lartë të mbrojtjes së konsumatorëve, Komuniteti duhet të kontribuojë në mbrojtjen e shëndetit, sigurisë dhe interesave ekonomikë të konsumatorëve, gjithashtu duhet të promovojë të drejtën e tyre për informim, edukim dhe të drejtën për t’u organizuar me qëllim mbrojtjen e interesave të tyre.”(Commission, 1997) Traktati i Lisbonës parashikoi ndarjen e kompetencave ndërmjet Bashkimit dhe Shteteve Anëtare në fushën e mbrojtjes së konsumatorëve, duke riafirmuar diskrecionin e Shteteve Anëtare në masat dhe mjetet ligjore e administrative(Commission, 2007). Traktati mbi Funksionimin e Bashkimit Evropian ripohoi parimin e subsidiaritetit dhe proporcionalitetit në fushën e mbrojtjes së konsumatorëve. Sipas këtij Traktati, Bashkimi Evropian kishte detyrimin që në politikat dhe aktivitetet e tij të përfshinte mbrojtjen e konsumatorit, duke ngarkuar Komisionin me detyrën për të kontrolluar përafrimin e ligjeve të Shteteve Anëtare me legjislacionin komunitar në këtë sferë. Në fushën e mbrojtjes së konsumatorit, po ashtu tregu i brendshëm, mbrojtja e mjedisit, transporti, energjia, shëndeti publik, përgjegjësia dhe kompetencat janë të ndara midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve Antëare. Neni 12 i Traktatit të Funksionimit të Bashkimit Evropian(ish-neni 153(2) TKE) parashikon se:“ Kërkesat për mbrojtjen e konsumatorit do të merren parasysh në përcaktimin dhe zbatimin e politikave dhe aktiviteteve të tjera të Bashkimit .” Gjithashtu në dispozita të tjera të këtij Traktati përcaktohet detyrimi i Shteteve Anëtare, si dhe Bashkimit Evropian për të garantuar mbrojtjen e konsumatorëve, sipas fushave, në vendosjen e çmimeve të arsyeshme për mallra apo shërbime, eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit, ndalimi i pozitës dominuese etj. Sipas përcaktimeve në Traktat, Komisioni angazhohet të garantojë një nivel të lartë të përfarimit të kuadrit ligjor në fushën e mbrojtjes së konsumatorit. Neni 169(ish-neni 153 TKE) Mbrojtja e konsumatorit parashikon:“1. Për të promovuar interesat e konsumatorëve dhe për të siguruar një nivel të lartë të mbrojtjes së konsumatorit, Bashkimi do të kontribuojë në mbrojtjen e shëndetit, sigurisë dhe interesave ekonomike të konsumatorëve, si dhe në promovimin e të drejtës së tyre për informim, edukim dhe vetëorganizim për të mbrojtur interesat e tyre. 2. Bashkimi do të kontribuojë në arritjen e objektivave të përmendura në paragrafin 1 nëpërmjet: (a) masave të miratuara në përputhje me nenin 114 në kontekstin e plotësimit të tregut të brendshëm; | Sfidat e konsumatorit shqiptar në proçesin e Integrimit Evropian| 6
Druckschrift
Sfidat e konsumatorit shqiptar në proçesin e Integrimit Evropian : manual
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten