legjislacionit, por në marrjen e masave të përbashkëta, në lidhje me shkëmbimin e informacionit dhe nxjerrjen jashtë tregut të produkteve që nuk plotësojnë kriteret e sigurisë. 1.2 Politikat e mbrojtjes së konsumatorit në Shqipëri Në përputhje me Traktatin e Funksionimit të Bashkimit Evropian, në drejtim të mbrojtjes së konsumatorit kompetencat janë të ndara midis Bashkimir Evropian dhe Shteteve Anëtare. Pas miratimit të acquis nëpërmjet një procedure ligjvënëse të zakonshme, Shtetet Anëtare janë përgjegjëse për zbatimin dhe mbrojtjen e këtyre rregullimeve. Kjo nënkupton se proçeset e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në fushën e mbrojtjes së konsumatorëve, ngarkojnë Shtetin Shqiptar me detyrimin për përafrimin e legjislacionit, por veçanërisht në zbatimin e tij, si dhe marrjen e masave korrigjuese, ose rivendosjen e situatës për konsumatorët, të cilëve u janë cënuar të drejtat e tyre. Në mungesë të plotësimit të këtij detyrimi ligjor, Shqipëria mund të jetë palë në çështje përpara Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian. Në vitin 1992 nënshkruhet Marrëveshja e Tregtisë dhe Bashkëpunimit midis Shqipëri – Komuniteti Ekonomik Evropian, duke synuar zhvillimin dhe realizimin e një sërë reformash të rëndësishme, si parakushte për integrimin në Bashkimin Evropian. Në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjeve të tregtisë, Shteti Shqiptar duhet të njihte dhe të respektonte të drejtat e konsumatorëve, me synim që produktet e ofruara të ishin në cilësinë e kërkuar. Ai kishte si detyrë ngritjen e të gjitha kapaciteteve administrative dhe njerëzorë që do të mund të kontrollonin dhe të vlerësonin produktet që importoheshin për konsumatorin shqiptar(Teliti). Ligji i parë specifik“Për mbrojtjen e konsumatorëve” daton në vitin 1997 dhe kishte si synim mbrojtjen e shëndetit dhe interesave ekonomikë të konsumatorëve, nëpërmjet vendosjes në treg të produkteve të sigurta. Mbrojtja e konsumatorit në nivel kushtetues trajtohet brenda kuadrit të Objektivave Socialë. Nën frymën e këtij neni dhe duke përdorur interpretimin e zgjeruar do të pohonim që Kushtetuta synon të marrë në mbrojtje konsumatorin, duke i ofruar standarte të larta në prodhimin dhe cilësinë e ushqimeve që ai konsumon(Teliti). Ligji nr. 9135, datë 11.09.2003“Për mbrojtjen e konsumatorëve” zgjeron më tej fushën e zbatimit, shton listën e të drejtave bazë të konsumatorëve, parashikon praktikat e padrejta tregtare, kushtet e padrejta dhe përputhshmërinë kontraktuale, si dhe rregullon disa kontrata konsumatore si: shitja dhe ofrimi i shërbimit jashtë qendrave të tregtimit, shitja dhe ofrimi i shërbimit në largësi, shitja e energjisë, shërbimet e ujit dhe të telekomunikacionit, kontratat elektronike dhe kontratat e përdorimit me afat të pasurive të paluajtshme. | Sfidat e konsumatorit shqiptar në proçesin e Integrimit Evropian| 9
Druckschrift
Sfidat e konsumatorit shqiptar në proçesin e Integrimit Evropian : manual
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten