koha e konsultimit publik. Strategjitë e mëparshme, por dhe strategjia aktuale në fushën e mbrojtjes së konsumatorëve janë dokumenta të hartuara në përputhje me programet e Bashkimit Evropian në këtë fushë, duke vendosur pothuajse të njëjtat prioritete me Bashkimin Evropian. Raporti i Komisionit Evropian i vitit 2023 për Shqipërinë shprehet se:“ Shqipëria është e përgatitur mesatarisht në shumicën e fushave të tregut të brendshëm, përkatësisht lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, shërbimet financiare dhe politikën e konkurrencës. E njëjta gjë vlen edhe për të drejtën e shoqërive tregtare dhe të drejtën e pronësisë intelektuale. Është bërë njëfarë progresi në të drejtat e pronësisë intelektuale dhe në lëvizjen e lirë të anëtarëve të familjeve të qytetarëve të BE-së, si dhe në shërbimet financiare. Megjithatë, nuk është bërë përparim në politikën e konkurrencës, ku Komisionit të Ndihmës Shtetërore ende i mungon pavarësia operacionale. Përgatitjet janë në një fazë të hershme për mbrojtjen e konsumatorëve dhe shëndetit publik, ku vendi ka bërë përparim të kufizuar. Njëfarë progresi u arrit gjithashtu në lëvizjen e lirë të kapitalit ”(Evropian K., 2023). Në këtë dokument, ndonëse përmenden arritjet në këtë fushë, kërkohet ende të vijohet me përafrimin e legjislacionit në lidhje me sigurinë e përgjithshme të produkteve, kontratat e paketave të udhëtimit, kontratën e shitjes së mallrave konsumatore, fuqizimin e zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjeve me palë konsumatorin. Ndërkohë, në lidhje me Kapitullin 12, Raporti shprehet se:“ Shqipëria ka një nivel përgatitjeje në fushën e sigurisë ushqimore, politikës veterinare dhe fitosanitare. Është arritur progres i kufizuar gjatë periudhës raportuese, veçanërisht në përafrimin me acquis për kontrollet zyrtare, shëndetin e kafshëve dhe bimëve. Puna ka nisur, por nevojiten përpjekje të mëtejshme. Shqipëria ka bërë progres në hartimin dhe miratimin e politikës sektoriale kombëtare të sigurisë ushqimore. Rekomandimet e Komisionit nga viti i kaluar nuk janë zbatuar plotësisht dhe mbeten të vlefshme për vitin tjetër .” Ndër gjetjet e këtij raporti përsa i përket mbrojtjes së konsumatorit vijojnë ende të mbeten sfida plotësimi i vendeve vakante të institucioneve me kompetenca në fushën e mbrojtjes së konsumatorëve, fuqizimi i tyre, si dhe menaxhimi i rriskut. Pavarsisht zhvillimeve ndër vite, në përgjithësi, shteti shqiptar ka zhvilluar politika në fushën e mbrojtjes së konsumatorëve, kryesisht në nivel qendror, ndërsa në nivel vendor ka ende shumë punë për të bërë(Për më shumë lexo në vijim). 1.3 Parimet ku mbështeten politikat në mbrojtje të konsumatorëve Mbrojtja e konsumatorëve parashikohet në akte të ndryshme në kuadër të Bashkimit Evropian dhe në nivel ligjesh dhe aktesh nënligjore në Shqipëri. | Sfidat e konsumatorit shqiptar në proçesin e Integrimit Evropian| 12
Druckschrift
Sfidat e konsumatorit shqiptar në proçesin e Integrimit Evropian : manual
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten