KAPITULLI II Marrëdhënia juridike konsumatore Marrëdhënia juridike konsumatore është një marrëdhënie shoqërore, e cila rregullohet nga kuadri ligjor për mbrojtjen e konsumatorëve. Në jetën e përditshme, por dhe vetë kuadri ligjor rregullator në Shqipëri krijon konfuzion në përcaktimin dhe përkufizimin e konsumatorit. Marrëdhënie të tilla si: blerja e produkteve elektroshtëpiake, përdorimi i transportit publik urban, përdorimi i telefonisë celulare, lidhja e një kontrate kredie, blerjet online apo përdorimi i transportit ajror janë marrëdhënie juridike që rregullohet në dispozitat e Kodit Civil Shqiptar, sipas kontratave të veçanta. Në këto lloj marrëdhëniesh, karakteristikë është parimi i barazisë së palëve dhe parimi i autonomisë së vullnetit. Të njëjtat marrëdhënie rregullohen nga ligje specifike, që janë pjesë e së drejtës konsumatore. Por cili është ndryshimi? Pse duhet të përdorim këtë kuadër ligjor të veçantë, kur kemi rregullimin e përgjithshëm? Ligji“Për mbrojtjen e konsumatorëve” parashikon se:“ Ky ligj pe ̈ rfshin te ̈ gjitha llojet e marre ̈ dhe ̈ nieve nde ̈ rmjet tregtare ̈ ve dhe konsumatore ̈ ve, qe ̈ kane ̈ te ̈ be ̈ jne ̈ me mallrat e konsumatore ̈ ve apo she ̈ rbime. Zbatimi i dispozitave të këtij ligji nuk cënon zbatimin e dispozitave ligjore që rregullojnë sektorët e veçantë, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi. Dispozitat e këtij ligji zbatohen dhe për ato çështje që nuk rregullohen nga legjislacioni i posaçëm . Duke ndjekur frymën e ligjvënësit evropian, ky ligj ofron një mbrojtje më të mirë të konsumatorëve, si pala më e dobët në këtë marrëdhënie juridike, duke synuar që me parashikimet e tij të vendosë ekuilibrin midis konsumatorit dhe tregtarit. Për këtë arsye është e nevojshme përcaktimi i fushës së zbatimit, cilët janë palët, çfarë konsiderohet mall apo shërbim, si dhe të drejtat e detyrimet e konsumatorëve dhe tregtarëve në këtë marrëdhënie juridike. Marrëdhëniet juridike konsumatore janë marrëdhëniet midis tregtarëve dhe konsumatorëve, që rregullohen nga normat juridike, që drejtohen mbi mallra dhe shërbime, si dhe përcaktojnë të drejtat civile dhe detyrimet juridike që krijohen midis tregtarëve dhe konsumatorëve. Të gjitha kontratat konsumatore janë marrëdhënie juridike, që rregullohen mbi bazën e ligjeve të veçanta. Ato specifika të veçanta të marrëdhënieve juridike konsumatore, | Sfidat e konsumatorit shqiptar në proçesin e Integrimit Evropian| 17
Druckschrift
Sfidat e konsumatorit shqiptar në proçesin e Integrimit Evropian : manual
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten