2.3 Mallra dhe shërbime Ligji“Për mbrojtjen e konsumatorëve” përfshin të gjitha llojet e marrëdhënieve nde ̈ rmjet tregtare ̈ ve dhe konsumatore ̈ ve, qe ̈ kane ̈ te ̈ be ̈ jne ̈ me mallrat e konsumatore ̈ ve apo she ̈ rbime. Pra, të drejtat dhe detyrimet e palëve të marrëdhënies juridike konsumatore, përkatësisht tregtar – konsumator, ushtrohen mbi mallra ose shërbime. Blerja e një malli, apo marrja e një shërbimi të caktuar është arsyeja kryesore për krijimin e marrëdhënies konsumator tregtar. Në parim, çdo mall apo shërbim, kur blihet apo përdoret nga një person fizik, për plotësimin e nevojave vetjake, duhet të sjellë si pasojë lidhjen e një kontrate konsumatore. Kontrata konsumatore është një veprim juridik i dyanshëm, i cili ka dy palë: konsumatorin dhe palën tjetër që qëndron pranë tij tregtari. Ligji“Për mbrojtjen e konsumatorëve” përckaton se:“ Mall për konsumatorët është çdo send i luajtshëm, i trupëzuar, me përjashtim të sendeve që janë objekt i shitjes së detyrueshme apo të një forme tjetër të parashikuar me ligj. Uji, gazi dhe energjia do të konsiderohen si mallra, në kuptim të këtij ligji, kur vendosen në shitje në vëllim të kufizuar apo në një sasi të caktuar .” Sipas këtij përkufizimi, mall do të jenë vetëm sendet e luajtshme dhe të trupëzuara, përfshirë uji, gazi dhe energjia, kur shiten në vëllim apo sasi të caktuar. Sendet e paluajtshme i nënshtrohen një regjimi të posaçëm juridik, për shkak të rëndësisë së tyre, ku të gjitha veprimet juridike të disponimit me to bëhen me akt notarial, duke i kushtuar vëmendje formës së tyre. Ligji“Për mbrojtjen e konsumatorëve”, nën frymën e ligjvënësit evropian, ndikuar nga praktika e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, ka përfshirë brenda mbrojtjes juridike dhe konceptin mallra të bëra sipas specifikimeve të konsumatorit dhe mallra të rezervuara. Mallra të bëra sipas specifikimeve të konsumatorit janë mallra të paparafabrikuara, të bëra në bazë të zgjedhjes personale apo vendimit të konsumatorit ndërsa mallra të rezervuara janë mallrat, që veçohen nga të tjerat prej shitësit, për t'i shërbyer një kategorie të përcaktuar personash, për të cilat tregtari ose shitësi është shprehur paraprakisht. Ligji“Për mbrojtjen e konsumatorëve” përfshin brenda tij kryesisht produktet joushqimore, si dhe marrdhëniet e krijuara mbi to, ndërsa në lidhje me produktet ushqimore rregullon disa aspekte të përgjithshme, që lidhen me të drejtat dhe detyrimet e palëve. Ligji“Për ushqimin” përcakton se:“ Ushqim ose produkt ushqimor është çdo substancë ose produkt i përpunuar, pjesërisht i përpunuar ose i papërpunuar, i përcaktuar të jetë ose, për ndonjë arsye, është i konsumueshëm për njerëz. Termi | Sfidat e konsumatorit shqiptar në proçesin e Integrimit Evropian| 24
Druckschrift
Sfidat e konsumatorit shqiptar në proçesin e Integrimit Evropian : manual
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten