• Shërbime ligjore etj. Kjo listë nuk është shteruese. Qëllimi kryesor i renditjes së këtyre shërbimeve është për të rritur nivelin e vetëdijësimit të konsumatorëve, se roli i tyre është thelbësor në tregun e mallrave dhe shërbimeve. Sa më të informuar të jenë konsumatorët në lidhje me të drejtat e tyre, aq më të përgjegjshëm do të jenë tregtarët, për të ofruar shumëllojshmëri të mallrave dhe shërbimeve, cilësi më të lartë dhe çmime më konkuruese. 2.4 Të drejtat dhe detyrimet e konsumatorëve dhe tregtarëve në marrëdhënien juridike konsumatore Marrëdhënia juridike midis konsumatorëve dhe tregtarëve prodhon pasoja për të dy palët e përfshirë në të. Si një marrëdhënie e dyanshme, kjo sjell lindjen e të drejtave dhe detyrimeve midis tyre. Në këtë kontekst, të drejtave të konsumatorëve u korrespondojnë detyrimet e tregtarëve dhe anasjelltas, të drejtave të tregtarëve u korrespondojnë detyrimet e konsumatorëve. Ligjvënësi shqiptar është treguar i kujdesshëm të listojë dhe afirmojnë një një nen të gjitha të drejtat e konsumatorëve, të cilat përkthehen në detyrime të tregtarëve. Neni 4 i Ligjit“Për mbrojtjen e konsumatorëve” përcakton se:“ Të drejtat bazë të konsumatorëve janë: a) e drejta e mbrojtjes së shëndetit, mjedisit dhe sigurisë së jetës; b) e drejta e mbrojtjes së interesave ekonomikë; c) e drejta e ankimit; d) ç) e drejta për dëmshpërblim; e) e drejta e edukimit; f) dh) e drejta e marrjes së informacionit; g) e drejta e përdorimit të shërbimeve publike; h) ë) e drejta e mbrojtjes ligjore; i) e drejta e organizimit në shoqata ose bashkime për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe e drejta e përfaqësimit në organet e tyre vendimmarrëse.” Këto të drejta janë të shprehura si detyrime të tregtarëve në nenet vijues, por dhe në tërësi në kuadrin ligjor për mbrojtjen e konsumatorëve. | Sfidat e konsumatorit shqiptar në proçesin e Integrimit Evropian| 27
Druckschrift
Sfidat e konsumatorit shqiptar në proçesin e Integrimit Evropian : manual
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten