KAPITULLI III Konsumatori dhe produktet ushqimore 3.1 Konsumatori dhe siguria ushqimore Studimet dhe pyetësorët e zhvilluar në kuadër të të drejtave të konsumatorëve rendisin në vend të parë shqetësimet dhe interesin e konsumatorëve shqiptarë në lidhje me produktet ushqimore që ato konsumojmë. Siguria ushqimore është fusha kryesore ku konsumatorët kërkojnë informacion, por dhe ankohen kryesisht, në lidhje me sigurinë e produkteve ushqimore që ato konsumojnë, cilësinë e tyre, vlerat ushqyese, kushtet higjeno-sanitare në të cilat tregtohen, periudhën e jetëgjatësisë së tyre etj. Kodi Civil Shqiptar është akti i parë dhe kryesor që ka parashikuar lindjen e përgjegjësisë civile në rastin e sendeve me të meta(Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, 1994). Nën institutin e shpërblimit të dëmit jashtëkontraktor, në nenet 628- 634, ligjvënësi ka rregulluar përgjegjësinë e prodhuesit. Sipas këtyre parashikimeve:“ Prodhuesi është përgjegjës për dëmin e shkaktuar nga të metat e produkteve të tij, përveç kur: a) prodhuesi nuk ka vënë në qarkullim produktet; b) sipas rrethanave të vërtetuara, vlerësohet se të metat që kanë shkaktuar dëmin nuk ekzistonin në kohën e vënies në qarkullim të produktit, ose ato kanë lindur më vonë; c) produkti nuk ka qenë prodhuar për shitje ose ndonjë formë tjetër shpërndarje, me qëllim të caktuar ekonomik të prodhuesit, as edhe i prodhuar ose i shpërndarë në kuadrin e një ndërmarrjeje ose veprimtarie profesionale; d) të metat janë rrjedhim i faktit se produkti ka qenë në përputhje me rregullat e vëna nga organet publike; e) njohuritë shkencore e teknike nuk kanë mundur të zbulojnë të metat në kohën e vënies në qarkullim të produktit; ë) është fjala për prodhimin e një lënde të parë ose fabrikimin e një pjese përbërëse të produktit, të cilat në formimin e produktit rezultojnë me të meta, ose si rrjedhojë e udhëzimeve të gabuara të dhëna nga prodhuesi i produktit .” Këto parashikime njohin përgjegjësinë solidare, kur dëmi i është shkaktuar konsumatorëve nga disa persona sëbashku. Ligji“Për Ushqimin” synon të vendosë bazat për sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve dhe interesat e konsumatorit, duke përcaktuar: a) kërkesat dhe parimet e përgjithshme për higjienën dhe sigurinë e ushqimeve dhe të ushqimeve për kafshë; b ) detyrimet e operatorëve të biznesit të ushqimeve dhe të ushqimeve për kafshë, për higjienën dhe sigurinë e këtyre ushqimeve; | Sfidat e konsumatorit shqiptar në proçesin e Integrimit Evropian| 35
Druckschrift
Sfidat e konsumatorit shqiptar në proçesin e Integrimit Evropian : manual
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten