3.2 Etiketimi i produkteve ushqimore Skandali i etiketimit të mishit në Evropë(guardian, 2013) në vitin 2013 zbuloi vulnerabilitetin e sektorit dhe uli besimin e konsumatorëve në industrinë ushqimore. Parandalimi i mashtrimit me produktet ushqimore, ekzistenca e një etikete të qartë dhe të besueshme të produkteve ushqimore(p.sh. dhënia e informacionit për origjinën e produkteve ushqimore, produktet organike, prania e organizmave të modifikuar gjenetikisht, prania e alergeneve etj.), zbatimi i standardeve dhe kontrolleve strikte të higjienës ushqimore në tregun e përbashkët janë kthyer në fokus të kohëve të politikëbërjes në këtë fushë, në Bashkimin Evropian(Valant, 2015). Për këtë arsye ligjvënësi evropian miratoi një kuadër të tërë ligjor që synonte rregullimin e detajuar të kësaj fushe, ku përmendim: Rregullorja(BE) nr. 1169/2011 “Për dhënien e informacionit ushqimor për konsumatorët”, e ndryshuar; Rregullorja (KE) nr. 1924/2006“Mbi ankesat në lidhje me ushqimin dhe impaktin në shëndet”, e ndryshuar; Rregullorja(BE) nr. 609/2013“Për ushqimin e destinuar për foshnjat dhe fëmijët e vegjël, ushqimin për qëllime të veçanta mjekësore dhe dietës për kontrollin e peshës”, e ndryshuar; Rregullorja(BE) 2018/848“Për produktet organike dhe etiketimin e produkteve organike”; Rregullorja(KE) nr. 1830/2003“ Në lidhje me gjurmueshmërinë dhe etiketimin e organizmave të modifikuar gjenetikisht dhe gjurmueshmërinë e produkteve ushqimore për njerëz dhe kafshë të prodhuara nga organizma të modifikuar gjenetikisht”; Rregullorja(KE) nr. 2023/2006“Mbi praktikat e mira të prodhimit për materialet dhe artikujt e destinuar në kontakt me ushqimin”; Direktiva 2002/46/KE“Për përafrimin e ligjeve të Shteteve Anëtare në lidhje me suplementet ushqimore”, e ndryshuar etj. Dhënia e informacionit ushqimor ndikon në një nivel më të lartë të mbrojtjes së shëndetit dhe të interesave të konsumatorëve, duke i nxitur konsumatorët që të bëjnë zgjedhje të informuara, të përdorin produktin ushqimor në mënyrën e duhur, si dhe t’i kushtojnë vëmendje të veçantë anës shëndetësore, ekonomike, mjedisore, sociale dhe etike. Nga ana tjetër, ekzistenca e një kuadri ligjor të plotë në lidhje me sigurinë ushqimore, detyrimi për informim nxit lëvizjen e lirë të produkteve ushqimore, nxit prodhuesit në plotësimin e standardeve si dhe nxjerrjen në treg të produkteve ushqimore të sigurta dhe cilësore. Ligjvënësi shqiptar në detyrimet që ka ndërmarrë përsipër është përafrimi i kuadrit ligjor në lidhje me sigurinë ushqimore në përputhje me atë të Bashkimit Evropian. Kapitulli 12“Siguria ushqimore, veterinaria dhe rregullat fitosanitare” është një nga sfidat e procesit të integrimit, për standardet që kërkohen, por dhe për numrin e lartë të akteve që duhet të transpozohen. Ligji“Për ushqimin” parashikon në nenin 36:“1 . Ushqimi, që nxirret në treg, pajiset me etiketën, ku shënohen: | Sfidat e konsumatorit shqiptar në proçesin e Integrimit Evropian| 41
Druckschrift
Sfidat e konsumatorit shqiptar në proçesin e Integrimit Evropian : manual
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten