Përpos detyrimeve për operatorët e biznesit ushqimore, vetë konsumatorët duhet të tregojnë kujdesin e duhur në lidhje me ruajtjen dhe përdorimin e produkteve ushqimore. Për të mundësuar ruajtjen ose përdorimin e duhur të produktit ushqimor pas hapjes së paketimit, etiketa duhet të përmbajë kushtet e ruajtjes dhe/ose afati kohor për konsum. Udhëzimet e përdorimit të një produkti ushqimor duhet paraqiten në mënyrë të tillë që të mundësohet përdorimi i duhur i tij. Në të gjitha rastet, kur këto detyrime nuk janë përmbushur, konsumatorët vetë drejtpërsëdrejti ose nëpërmjet organizatave për mbrojtjen e konsumatorëve, legjitimohen të ankohen pranë institucionit përgjegjës, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, me qëllim fillimin e inspektimeve përkatëse. Ndonëse mendohet që etiketa është thjesht një aspekt formal, Bashkimi Evropian raporton shumë raste në mungesë konformiteti, duke i detyruar operatorët e biznesit ushqimor të pajisin me të gjithë informacionin ushqimor të detyrueshëm dhe të nevojshëm për konsumatorët. Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian në çështjet e saj C-533/20, datë 24 Mars 2022(Somogy Megyei Kormányhivatal, 2022), si dhe në çështjen C-881/19, datë 13 Janar 2022(Tesco Stores ČR a.s, 2022) ka përcaktuar se në përputhje me Rregulloren (BE) nr. 1169/2011 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të datës 25 tetor 2011“Mbi ofrimin e informacionit ushqimor për konsumatorët”, si dhe aktet e tjera në fuqi, asnjë operator nuk shmanget nga dhënia e informacionit të detyrueshëm në gjuhën përkatëse të shteteve anëtare, specifikisht në rastin kur një vitaminë i është shtuar një ushqimi, lista e përbërësve të atij duhet të përfshijë emrin e asaj vitamine, ose një operator ekonomik mund përjashtohet nga kërkesa për të renditur të gjithë përbërësit që përbëjnë një përbërës të përbërë, sipas kuptimit të nenit 2(2)(h) të asaj rregulloreje, vetëm nëse ai përbërës i përbërë përcaktohet nga një emër shitje sipas pjesës A të Aneksit I të Direktivës 2000/36/KE të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të 23 qershorit 2000 si dhe mund të përdoret emri i shitjes në versionin gjuhësor të Shtetit Anëtar në fjalë. 3.3. Përgjegjësia administrative, civile dhe penale në lidhje me sigurinë ushqimore Ligji“Për ushqimin” parashikon lindjen e përgjegjësisë administrative për operatorët e biznesit ushqimor kur shkelin dispozitat e këtij ligji, në formën e dënimeve kryesore dhe plotësuese. Dënimi kryesor është gjoba, e cila varion nga 50 000 deri në 500 000 lekë, në varësi të objektit të veprimtarisë në kundërshtim me ligjin. Si dënim plotësues është heqja e licencës së operatorit të biznesit ushqimor, kur është hedhur në treg një | Sfidat e konsumatorit shqiptar në proçesin e Integrimit Evropian| 45
Druckschrift
Sfidat e konsumatorit shqiptar në proçesin e Integrimit Evropian : manual
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten