KAPITULLI IV Konsumatori dhe produktet jo-ushqimore Siguria e produkteve jo-ushqimore qëndron në themel të marrëdhënieve konsumatore. Ekspertët shprehen se dëmi që u shkaktohet konsumatorëve nga prania e produkteve jo-ushqimore të pasigurta është shumë më i madh se dëmi që u shkaktohet nga prania e produkteve ushqimore të pasigurta. Kur konsumatori konsumon një produkt ushqimor të pasigurt, trupi reagon menjëherë, ndërsa në rastin e produkteve jo-ushqimore të pasigurta, prania e kimikateve të ndaluara, që jetojnë bashkë me njeriun, depozitohen në trupin e tij dhe shkaktojnë dëme shumë të rënda në shëndet, që shfaqen pas shumë kohësh, ose në mënyrë të vazhdueshme. Kuadri ligjor për produktet jo-ushqimore është shumë i gjerë, ku rregullimi përfshin marrëdhëniet kontraktore, fazën e publicitetit ose fazën parakontraktore, si dhe detyrimet e tregtarëve përgjatë ekzekutimit të kontratës. Rregullimi ligjor, në të gjitha fazat e marrëdhënies juridike konsumatore synon të vendosë në ekulibiër pushtetin midis tregtarëve dhe konsumatorëve, të orientojë zgjedhje të zgjuara dhe të arsyeshme të konsumatorëve, të mbrojë jetën dhe shëndetin e tyre, si dhe interesat ekonomikë të konsumatorëve përballë pushtetit dhe fuqisë informative të tregtarëve. Ligji“Për mbrojtjen e konsumatorëve” rregullon nga neni 13- 18 praktikat tregtare, duke përcaktuar praktikat tregtare të paligshme janë të ndaluara. Praktikë tregtare është çdo veprim, përjashtim, mënyrë sjelljeje ose përfaqësim, komunikim tregtar, përfshirë këtu publicitetin dhe tregtimin nga tregtari, që lidhet drejtpërdrejt me promovimin, shitjen apo furnizimin e një malli apo shërbimi te konsumatorët . Pra, praktika tregtare i përket fazës, ku konsumatori është duke menduar dhe vlerësuar sjelljen e tij për blerjen e mallit apo marrjen e një shërbimi të caktuar, është faza ku konsumatori po shqyrton ofertat që janë në treg nga tregtarët dhe do të vendosë. Informacioni që i jepet konsumatorit në këtë rast nga tregtari përcakton kryerjen e veprimit juridik nga konsumatori dhe lidhjen e kontratës konsumatore. Një praktikë tregtare është e padrejtë nëse ajo cënon interesat ekonomikë të konsumatorit, për shkak të zgjedhjes së vesuar që ai ka bërë, bazuar në kritere të caktuara ligjore(Dollani, Ligji Për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Teksti me shpjegime, 2018). Sipas Ligjit“Për mbrojtjen e konsumatorëve”, një praktikë tregtare është e padrejtë kur: | Sfidat e konsumatorit shqiptar në proçesin e Integrimit Evropian| 48
Druckschrift
Sfidat e konsumatorit shqiptar në proçesin e Integrimit Evropian : manual
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten