përdorur të jetë“Times Neë Roman”, me madhësi të karakterit të shkrimit, të paktën 10 . Në rast se ka dyshime rreth kuptimit të kushtit të kontratës, atëherë interpretimi është në favor të konsumatorëve .” Me synim krijimin e mundësive për t’i garantuar një informacion të qartë, të lexueshëm dhe të kuptueshëm për konsumatorët mesatarë, lloji i shkrimit të përdorur është përcaktuar Times New Roman dhe madhësia e shkrimit minimalisht 10. Në përputhje me parimin e mbrojtjes së palës më të dobët, çdo kusht kontraktor i cili nuk është plotësisht i qartë, që sjell konfuzion ose dykuptimësi, do të interpretohet në favor të konsumatorit. Ky parashikim duhet të zbatohet veçanërisht në kontratat të cilat përmbajnë terminologji specifike, që janë të hartuara në gjuhë teknike. Përfshirja në kontratë e deklarimeve të tilla si“ kam lexuar dhe kuptuar gjithçka më sipër ”, nuk përjashton detyrimin e tregtarëve për të respektuar kërkesat e transparencës. Në praktikë konsumatorët shpesh nuk e lexojnë kontratën, ose nuk u jepet mundësia për ta lexuar atë dhe rrallë kuptojnë plotësisht kushtet e kontratave që ata nënshkruajnë (Dollani, Ligji Për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Teksti me shpjegime, 2018). Sipas kuadrit ligjor në fuqi, Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorëve ka në kompetencë shqyrtimin e ankesave të konsumatorëve me objekt pavlefshmërinë e kushteve të padrejta në kontratat me konsumatorët. Kjo nuk e ndalon konsumatorin, që përveç masës administrative që merr Komisioni, gjobë d e r i në masën 500 000 lekë, t’i drejtohet gjykatës për kërkuar shpërblimin e dëmit që mund t’i jetë shkaktuar. 4.1. Konsumatori dhe mallrat Siguria e produkteve jo-ushqimore është themeli i sigurisë së konsumatorit dhe besimit të tij në tregun e përbashkët. Sipas legjislacionit të Bashkimit Evropian, çdo produkt i hedhur në treg duhet të respektojë disa kërkesa në lidhje me informacionin për konsumatorët, masat për të shmangur rreziqet e sigurisë, monitorimin e sigurisë së produktit dhe gjurmueshmërinë. Nëse rregullimi ligor për këtë produkt nuk mbulohet nga legjislacioni specifik sektorial, atëherë do të zbatohen rregullat e përgjithshme për sigurinë e produktit dhe që plotësojnë atë legjislacion. Siguria është në radhë të parë përgjegjësi e prodhuesve, pasi ata janë të detyruar të prodhojnë dhe të vendosin në treg produkte të sigurta(Valant, 2015). Ligji nr.10 480, datë 17.11.2011“Për sigurinë e përgjithshme të produkteve joushqimore”(Për sigurinë e përgjithshme të produkteve joushqimore, 2011) i ndryshuar, përcakton të drejtat dhe detyrimet e prodhuesve e të shpërndarësve, me | Sfidat e konsumatorit shqiptar në proçesin e Integrimit Evropian| 52
Druckschrift
Sfidat e konsumatorit shqiptar në proçesin e Integrimit Evropian : manual
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten