• Garantimi i të drejtave për markat dhe patentat. Ndër masat që ka të drejtë të marrë struktura përgjegjëse për mbikqyrjen e tregut janë: • Masa administrative, gjobë; • Ndalimin e tregtimit; • Ndalimin apo kufizimin e bërjes së disponueshme të produkteve në treg; • Urdhërimin e operatorit ekonomik për lajmërimin e konsumatorit ose/dhe përdoruesit të fundit për riskun; • Urdhërimin për kthimin mbrapsht të produktit, kur ai është bërë I disponueshëm në treg; • Të shkatërrojnë ose të bëjnë jofunksional produktin që paraqet një rrezik serioz, kur kjo është e nevojshme. Mbështetur në rekomandimet e Komisionit Evropian, fuqizimi dhe eficenca e strukturës së mbikqyrjes së tregut në Shqipëri mbetet ende një sfidë. 4.2 Konsumatori dhe shërbimet Pjesa më e madhe e konsumatorëve e lidhin rolin dhe qasjen e tyre si konsumatorë në lidhje me produkte, ushqimore ose jo-ushqimore. Ky perceptim ndeshet gjerësisht në ditët e sotme, si nga konsumatorët mesatarë të fushave të ndryshme apo ekspertë. Në Shqipëri, sot, shumë nga mosmarrëveshjet midis palëve të ndryshme kanë si objekt shërbime dhe rregullimin e pasojave që vijnë nga mospërmbushja e këtyre detyrimeve. Shërbimet janë objekt i marrëdhënieve juridike konsumatore. Ato që janë më të ndjeshme, për shkak të impaktit në ekonomikë e konsumatorëve janë shërbimet me natyrë financiare. Mbrojtja e konsumatorëve në sektorin e shërbimeve financiare është në përputhje me parimin e mbrojtjes së interesave ekonomike të tyre. Fusha e shërbimeve financiare është shumë komplekse dhe përfshin rreziqe serioze për konsumatorët, veçanërisht kur ata nuk janë në gjendje të kuptojnë produktet komplekse financiare ose marrin kredi të papërshtatshme bazuar në zgjedhje të painformuara. Praktikat e padrejta tregtare si: mungesa e informacionit thelbësor në fazën e reklamimit, përshkrimi mashtrues i produkteve financiare etj. kanë detyruar shtetet në tërësi, si dhe Bashkimin Evropian në miratimin e rregullave më të rrepta për mbrojtjen e konsumatorëve. | Sfidat e konsumatorit shqiptar në proçesin e Integrimit Evropian| 57
Druckschrift
Sfidat e konsumatorit shqiptar në proçesin e Integrimit Evropian : manual
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten