2. Për më tepër, pasagjerëve u ofrohen falas dy telefonata, mesazh me teleks ose faks, ose e-mail. 3. Në zbatim të këtij neni, transportuesi ajror operues do t’u kushtojë vëmendje të veçantë nevojave të personave me lëvizje të kufizuar dhe çdo personi që shoqëron ata, si dhe nevojave të fëmijëve të pashoqëruar .” Pra ligjvënësi ka në fokus dhe kërkon trajtim të veçantë për personat me lëvizje të kufizuar, personi që i shoqëron dhe fëmijët e pashoqëruar. Struktura përgjegjëse në Shqipëri, Autoriteti i Aviacionit Civil , në faqen e tij elektronike ka publikuar të gjithë formularët e ankesave që duhet të plotësohen nga pasagjerët. Autoriteti i Aviacionit Civil, në përputhje me Ligjin nr. 9902, datë 17.04. 2008“Për mbrojtjen e konsumatorëve”, i ndryshuar, është institucioni përgjegjës që shërben si strukturë për Zgjidhjen Alternative të Mosmarrëveshjeve midis palëve. Qytetarët mund t’i adresojnë ankesat e tyre drejtpërdrejtë tek tregtari, pranë Autoritetit të Aviacionit Civil, një organizate joftimprurëse në mbrojtje të konsumatorëve ose drejtpërdrejtë në gjykatë. Të drejtat e parashikuara nga legjislacioni shqiptar për pasagjerët në transportin ajror janë të njëjta me ato të pasagjerëve evropianë. 4. 4 Mbrojtja e konsumatorit dhe konkurrenca Konkurrenca e drejtë dhe e ndershme sjell përfitime për konsumatorët përmes vendosjes në treg produkte me çmimeve më të ulëta, produkte me cilësi më të mirë dhe shumëllojshmëri të mallrave dhe shërbimeve, të reja ose të përmirësuara. Nën këndvështrimin e Komisionit Evropian, politika aktuale e BE-së për konkurrencën në një masë të madhe ka të bëjë me mbrojtjen e mirëqenies së konsumatorëve. Zëvendëspresidenti Almunia tha në një fjalim pak pasi u emërua si komisioner përgjegjës për politikën e konkurrencës se“[ Të gjithë] ne këtu sot e dimë shumë mirë se cili është objektivi ynë përfundimtar: Politika e konkurrencës është një mjet në shërbim të konsumatorëve. Mirëqenia e konsumatorit është në qendër të politikës sonë dhe arritja e saj drejton prioritetet tona dhe udhëheq vendimet tona ”(Albæk, 2013). Politika e Konkurencës rregullohet nën Kapitullin 8. Progres Raporti për vitin 2023 pohon:“ Shqipëria është e midis nivelit disi dhe një niveli të moderuar përgatitjeje në politikën e konkurrencës. Nuk ka pasur progres gjatë periudhës së raportimit në fushën e ndihmës shtetërore, duke përfshirë përafrimin legjislativ me acquis të BE-së. Pavarësisht rekomandimeve në vitet e mëparshme, pavarësia e Komisionit të Ndihmës | Sfidat e konsumatorit shqiptar në proçesin e Integrimit Evropian| 62
Druckschrift
Sfidat e konsumatorit shqiptar në proçesin e Integrimit Evropian : manual
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten