Shtetërore(KNSH) ende nuk është siguruar. Rekomandimet e vitit të shkuar mbeten të vlefshme. ” Kuadri ligjor është pothuajse plotësisht i përfaruar me atë të Bashkimit Evropian në fushën e konkurrencës, veçanërisht me nenin 101(marrëveshjet kufizuese) dhe nenin 102(abuzimet me pozitën dominuese) të Traktatit të Funksionimit të Bashkimit Evropian. Autoriteti i Konkurencës është një strukturë e pavarur që funksionon në bazë të Ligjit nr. 9121, datë 28.7.2003“Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar(Ligj, 2003). Pavarsisht vendimeve që ka marrë, për periudhën e raportimit, rekomandohet që Autoriteti i Konkurencës të vazhdojë të forcojë zbatimin e rregullave të konkurrencës. Përgjatë vitit 2023, Autoriteti i Konkurencës ka marrë një sër vendimesh që lidhen me hetim të thellluar, autorizim përqëndrimi, marrjen mase të përkohshme për rivendosjen e konkurrencës, vendosje gjobe etj për mallra dhe shërbime(Autoriteti i Konkurencës, a.d.). Konsumatorët mund të drejtohen pranë këtij Autoriteti vetë drejtpërdrejtë për mbrojtjen e interesave individuale, apo nëpërmjet organizatave jofitimprurërëse 6 , për mbrojtjen e interesave kolektivë(Konkurencës, a.d.). Ankesat mund të drejtohen me postë zyrtare ose nëpërmjet email. Komisioni Evropian ka synuar të drejtojë zbatimin e parimeve të konkurrencës për të siguruar që tregjet të funksionojnë siç duhet dhe që konsumatorët të përfitojnë nga efikasiteti dhe produktiviteti që rezulton nga konkurrenca efektive midis ndërmarrjeve (Albæk, 2013). Pra, konsumatorët luajnë një rol të rëndësishëm në politikat e konkurrencës, në Bashkimin Evropian, por dhe në tregun Shqiptar. 4.5 Konsumatori dhe qeverisja vendore Mbrojtja e konsumatorëve garantohet në nivel qeverisje qendrore dhe vendore. Në nivel vendor, bashkitë janë strukturat përgjegjëse në fushën e mbrojtjes së konsumatorëve. Ligji“Për mbrojtjen e konsumatorëve” parashikon se konsumatori, kur i shkelen të drejtat, ka të drejtën e paraqitjes së ankesës te: struktura administrative shtetërore 6 Për më shumë shiko Vendimin nr. 680, Datë 14.02.2020“Për marrjen e masës së përkohshme për rivendosjen e konkurrencës në tregun me pakicë të shërbimeve celulare”, të iniciuar nga Qendra“Konsumatori Shqiptar” që synon mbrojtjen e interesave kolektivë të konsumatorëve në fushën e shërbimeve celulare. | Sfidat e konsumatorit shqiptar në proçesin e Integrimit Evropian| 63
Druckschrift
Sfidat e konsumatorit shqiptar në proçesin e Integrimit Evropian : manual
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten