nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, erdhi mënjëherë pas përfundimit të marrëveshjeve të delimitimit të hapësirave detare me Italinë dhe Egjyptin; ri llimit të diskutimeve eksploratore me Turqinë; sikundër deklarimit publik se delimitimi i hapësirave detare me Shqipërinë do të kryhet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Megjithëse ky hap i Greqisë ka efekte vetëm në zgjerimin e hapësirës së ujërave territoriale në detin Jon, Greqia deklaroi se është në të drejtën e saj të zgjerojë ujrat territoriale kurdo dhe kudo që ajo zgjedh, përfshirë jugun e Kretës dhe gjetkë. Ky qëndrim, bazohet në deklaratën shoqëruese të rati kimit të Konventës të së Drejtës së Detit të Montego Bay nga ana e Greqisë, ku pranohet zbatimi përkohësisht i gjerësisë prej 6 miljesh të detit territorial, duke gëzuar të drejtën e zgjerimit në 12 milje, në çdo moment të përshtatshëm. Mirëpo, në kushtet kur Turqia e konsideron çdo zgjerim në Egje një casus belli, është e qartë se jemi para një ndryshimi të qëndrimit tradicional të politikës së jashtme greke, e cila ka synuar gjithnjë që zgjerimin e Detit Territorial ta niste llimisht nga Egjeu. Pra, ky ndryshim qëndrimi synon të diferencojë trajtimin e çështjeve të delimitimit të hapësirave detare me Turqinë, përkundrejt vendeve të tjera, por, duke për tuar sa të jetë e mundur nga precedentët që krijohen. Ndryshimi tjetër lidhet me heqjen dorë nga pozicioni tradicional grek për t’u dhënë ishujve fuqi sa më maksimale në delimitim përballë tokës kontinentale. Ky ndryshim evidentohet qartë në përmbylljen e marrëveshjes për hapësirat detare me Italinë dhe me Egjyptin. Italia dhe Greqia kanë nënshkruar më 24 Maj 1977 marrëveshjen për delimitimin e Shel t Kontinental mes tyre. Dhënia e një efekti jo të plotë për ishullin grek të Othonoit ka shkaktuar një modi kim të vijës me distanca të barabarta, me qëllim që të arrihet një zgjidhje e drejtë. Thënë ndryshë, palët kanë rënë dakord për një ulje të peshës së ishullit grek prej 3.5% përballë tokës kontinentale italiane. Ndërsa për Detin Territorial, për këtë ishull, palët kanë pranuar automatikisht gjerësinë prej 12 miljesh, sepse distanca e këtyre dy vendeve është më e madhe se 24 milje. Më 13 Qershor 2020, Italia dhe Greqia nënshkruan marrëveshjen për delimitimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike, e cila kon rmon vijën delimituese të marrëveshjes së 1977-ës. Kjo marrëveshje lejon otat respektive të peshkimit që të operojnë përtej vijës delimituese të Zonës Ekskluzive Ekonomike, por pa hyrë në ujërat territoriale respektive, në pajtim me acquis e BE-së. Ndarja e Zonës Ekskluzive Ekonomike i mundëson të dy vendeve ushtrimin e të drejtave sovrane për përdorimin e energjisë eolike, kabllove të komunikimit nëndetar, kryerjes së kërkimeve shkencore dhe botës së gjallë. Pavarësisht fokusit të saj kryesor në Egje, Greqia vijoi të angazhohet në arritjen e marrëveshjeve për delimitimin detar me fqinjët e tjerë. Fillimisht me Italinë, me të cilën ndajnë të njëjtën politikë në fushën e peshkimit, si vende anëtare të BE-së. Për të vazhduar më pas me Egjyptin, me nënshkrimin e marrëveshjes për delimitimin e Shel t Kontinental dhe Zonës Ekskluzive Ekonomike, më 6 Gusht 2020. Interesant është fakti se vija delimituese që palët kanë ndërtuar në këtë marrëveshje është e pjesshme. Pika që nuk është mbyllur është zona detare përpara ishullit të banuar grek të Kastelorizos, i cili gjendet vetëm 2 km larg Turqisë. Mosmbyllja e plotë e vijës delimituese Greqi-Egjypt, vjen si rezultat i mospasjes së një marrëveshje Greqi-Turqi që do të përcaktonte efektin që do të kishte ishulli Kastelorizo në Shel n Kontinental dhe Zonën Ekskluzive Ekonomike. Ishulli Kastelorizo ndikon edhe në: (i) mundësinë e pasjes së një delimitimi të zonave detare mes Turqisë dhe Egjyptit;(ii) vijën delimituese detare Turqi-Qipro;(iii) vijën delimituese Greqi-Qipro. Marrëveshja mes Greqisë dhe Egjyptit ka efekt direkt mbi memorandumin e nënshkruar mes Turqisë dhe Libisë, duke re ektuar realitetin gjeogra k. Pra, vija delimituese Greqi-Egjypt është ndërtuar duke e nisur matjen nga Kreta dhe ishujt rreth saj Karpathos, Kufonisi, Kristi, ekzistenca e të cilëve në memorandumin Turqi-Libi nuk është marrë në konsideratë. Në marrëveshjen mes Greqisë dhe Egjyptit pesha e ishujve grekë në delimitim, si për Shel n Kontinental dhe Zonën Ekskluzive Ekonomike është ulur deri në 10% përballë tokës kontinentale të Egjyptit. Duke qenë se distanca mes Greqisë dhe Egjyptit është shumë më e madhe se 24 milje, automatikisht, ishujt grek kanë marrë efekt të plotë të gjerësisë së Detit Territorial, pra 12 milje. Egjypti ka pranuar një marrëveshje të pjesshme duke ruajtur neutralitetin e vet përkundrejt mosmarrëveshjes greko-turke. Ndërkohë që Greqia ka hequr dorë nga qëndrimi i saj tradicional për efekt sa më maksimal të ishujve, me qëllim sigurimin e një marrëveshje që defaktorizon memorandumin Turqi-Libi. Megjithësë ky memorandum është depozituar në OKB, pas nënshkrimit nga palët më 27 Nëntor 2019, si një shprehje e vullnetit politik të tyre, ai nuk ka të njejtën vlerë ligjore me një 7
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten