Hyrje Banimi adekuat është e drejtë themelore e njeriut e njohur nga shumë deklarata dhe konventa ndërkombëtare. Ndër konventat e para të miratuara nga kombet e bashkuara në vitin 1948 e njeh banimin si të drejtë themelore njerëzore. Kjo konventë është miratuar në kuadër të deklaratës universale të të drejtave të njeriut e cila pastaj është adaptuar nga pothuaj të gjitha shtetet e botës. Edhe institucionet e Kosovës e njohin të drejtën për banim të secilit qytetar të vet. Kjo është e rregulluar edhe me legjislacion. Banimi adekuat luan rol kyç në krijimin e vendeve ku njerëzit dëshirojnë të jetojnë- vendet ku dëshirojnë të investojnë për biznes dhe kështu të rrisin mundësitë zhvillimore ekonomike. Banimi përpos që përmbush një nevojë themelore njerëzore për banim, gjithashtu kontribuon në mirëqenien e prindërve dhe fëmijëve. Shumë studime tregojnë se fëmijët më banim adekuat janë më të suksesshëm në shkollë dhe kanë fëmijëri më të lumtur. Banimi adekuat është shumë i rëndësishëm edhe për vitalitetin ekonomik të një shteti. Kosova është mjaft mirë e mbuluar me legjislacion sa i përket banimit social. Ekziston ligji për financimin e programeve të veçanta të banimit Nr. 03/L-164 (në vazhdim do të referohet si Ligji) i cili paraqet një kornizë të avancuar për autoritete vendimmarrëse lokale për të ofruar banim të qëndrueshëm për popullatën në territorin e komunave të Kosovës. Po ashtu ekzistojnë edhe një mori aktesh nënligjore që e specifikojnë mjaft mirë banimin social. Por, edhe përkundër shumë përpjekjeve institucionale, nga niveli qendror dhe ai lokal por edhe nga disa organizata ndërkombëtare e vendore, çështja e Banimit Social mbetet njëra ndër brengat më të mëdha të Kosovës së pasluftës. Me këtë merret hulumtimi i shpalosur në vijim. 5
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten