Banimi social në Kosovë këtë drejtim. Disa komuna i kanë favorizuar disa kategori të caktuara duke i anashkaluar kriteret themelore për përzgjedhjen e përfituesve për tu vendosur në banesa sociale. Në këtë rast duhet të përmendet Komuna e Prizrenit ku rreth 90% të banorëve të banesave sociale janë familjarë të dëshmorëve të luftës duke i anashkaluar rastet e rënda ekonomiko/sociale. Problem tjetër që lidhet me banesa sociale është se shumë komuna nuk kanë nënshkruar kontrata për banorë ku do të bëhej e qartë afati se sa duhet të qëndrojnë aty si dhe vlera e qerasë jo profitabile e cila pastaj mund të përdoret nga komunat për mirëmbajtje të këtyre banesave. Por edhe komunat që i kanë të nënshkruara kontratat kanë shumë probleme për t'i zbatuar Si pasojë, është bërë shumë vështirë për komunat që të i largojnë familjet të cilat më nuk i plotësojnë kriteret për të qëndruar edhe më tutje në këto banesa sociale. Në shumë raste mungon mirëmbajtja e hapësirave të përbashkëta. Sipas ligjit, komunat duhet të përpilojnë programe tre vjeçar për banim ku do të duhej të planifikohej numri i familjeve që duhet të ndihmohen, mënyra se si duhet të ndihmohen si dhe buxheti i nevojshëm për këtë punë. Pothuaj të gjitha 10 komunat e hulumtuara i kanë të miratuara këto programe nga kuvendet komunale apo i kanë të draftuara por problem serioz duket të jetë implementimi i këtyre programeve. Dy arsye shumë me rëndësi që lidhen me mungesën e efikasitetit të komunave për të trajtuar banimin social janë se komunat nuk kanë staf adekuat të trajnuar në fushën e banimit në përgjithësi(përfshirë banimin social) si dhe ju mungojnë kode buxhetore të veçanta për banim. Në mungesë të stafit adekuat, komunat po gjinden si po munden kryesisht përmes krijimit të komisioneve ad-hoc për të përpiluar programet për banim apo për të përzgjedh përfituesit e banimit social. Në mungesë të kodit të veçantë buxhetor për banim, komunat po shfrytëzojnë kode tjera buxhetore siç janë kodi për subvencione, kodi për mallra dhe shërbime apo kodi për emergjencë. E gjithë kjo procedurë po shkakton telashe në aspekt të planifikimit si dhe në disa raste kanë edhe vërejtje nga auditorët. Hulumtuesit janë të bindur se është e pamundur që të trajtohet si duhet banimi social nëse nuk zgjidhen dy problemet e lartë përmendura. Me një fjalë, pa identifikimin e së paku një personi i cili në përshkrim të punës e ka çështjen e banimi dhe pa krijimin e një kodi të veçantë për banim, është e pamundur që të fillon e të trajtohet si duhet banimi social në Kosovë. Banimi 7
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten