Banimi social në Kosovë Ndërsa disa nga kriteret kyçe janë si në vijim: - statusi i banimit, - lartësia e të ardhurave, - gjendja shëndetësore, - invaliditeti dhe - struktura e familjes. Të gjitha këto kategori dhe kritere i nënshtrohen vlerësimit përmes poentimit i cili është i specifikuar në ligj. Koment i shkurtë Përzgjedhja e përfituesve është një pikë kyçe në procesin e ndihmës për banim social. E gjetura e përbashkët për të gjitha 10 komunat e intervistuara është se të gjitha komunat kanë problem në këtë drejtim. Pengesë në këtë drejtim është mungesa e përdorimit të formularit i cili do të u ndihmonte qytetarëve të cilët aplikojnë që të i plotësojnë informatat lidhur me kriteret e përshkruara në ligj. Ky formular ekziston në udhëzimin administrativ Nr 22/2010 dhe komunat duhet të e përdorin. Një ndër kriteret kryesorë për të fituar banim social është që një familje apo individ të mos ketë pronësi të veten. Ky kriter pothuaj në të gjitha komunat e intervistuar nuk është përfillur. Përfitues të banimit kanë qenë edhe shumë familje të cilat jetojnë në shtëpi apo banesa të tyre dhe komunat ju kanë ndihmuar duke ua rinovuar shtëpitë. Kjo formë është shumë e qëndrueshme por nuk i përket skemës së banimit social. Pra, nuk mund të konsiderohet që një familje ndihmohet më banim social nëse e njëjta ka pronë dhe komuna investon në pronë të tyre. Kjo tregon se komunat nuk e kanë të qartë konceptin e banimit social. Programet e banimit Sipas ligjit, ekzistojnë tri forma se si mund të ndihmohen familjet në nevojë për banim: 1. Përmes banesave të ndërtuara nga komuna, qeveria apo donatorët e ndryshëm. 13
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten