Banimi social në Kosovë KËSHILLI QENDROR PËR BANIM Ligji për financimin e programeve të veçanta për banim lejon që të krijohet një organ këshillëdhënës për banim me emrin Këshilli qendror për Banim. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme që ky këshill të i ndihmoj institucionet e Kosovës për të e trajtuar temën e banimit e në veçanti banimin social. Disa nga këshillat që priten nga ky organ janë si në vijim: të jep këshilla se si të orientohet sektori i banimit në përputhje me objektivat qeveritare, të ndihmon lidhur me përpilimin e programeve tre vjeçare për banim si dhe të ndihmon në hartimin e dispozitave të reja ligjore. Ky këshill 5 anëtarësh duhet të i raporton një herë në vit Qeverisë së Kosovës dhe me sugjerimet e tyre të e ndihmojnë trajtimin e banimit social. Koment i shkurtë Ky këshill është i krijuar por pothuaj se nuk është fare funksional. Nuk po arrin të e ndihmon MMPH'në me këshilla dhe sugjerime. Bazuar ne Vendimin e Qeverise për themelimin e këtij këshilli disa nga anëtarët për arsye te ndryshme kane kërkuar dorëheqje nga ky këshill, të tjerët për shkak te procedurave te detyrave primare tjera qe kane dhe për shkak te mos mundësisë për ti realizuar pagesa në meditje nuk kane mare pjesë në takime të radhës të organizuara nga Divizioni I Banimit. PËRGJEGJËSITË E MMPH'së Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është sponsorues i ligjit për financimin e programeve të veçanta për banim. Në kuadër të kësaj ministrie është krijuar divizioni për banim në kuadër të Departamentit për Planifikim Hapësinorë Ndërtim dhe Banim(DPHNB). Ndër të tjerash përgjegjësi e MMPH'së është që të harton strategji 3 vjeçare për banim. Kjo strategji duhet të bëhet bazuar në programet 3 vjeçare komunale për banim. Po ashtu MMPH duhet të planifikon buxhetin për mbështetjen e realizimit të programeve vjetore të banimit. Një përgjegjësi me rëndësi e MMPH'së është që të krijon bazën e të dhënave në nivel qendror, në bazë të dhënave të marra nga komunat. 17
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten