Banimi social në Kosovë Obiliqi Drejtoria përgjegjëse për banim social: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale; Personeli dhe buxheti për banim social: Nuk ka personel të veçantë për të trajtuar temën e banimit e ne veçanti të banimit social. Po ashtu nuk ka kod të veçantë për banim. Programi tre vjeçar për banim: Kjo komunë e ka të draftuar programin tre vjeçar për banim por ende nuk është miratuar nga kuvendi komunal. Edhe këtë komunë e ka ndihmuar DT të e draftin këtë program; Mënyrat e ndihmës për banim: a) Banesat sociale: Në këtë komunë janë të ndërtuara 3 ndërtesa të banimit social: dy në fshatin Plemetinë dhe një në qendër të qytetit. Dy banesat në Plemetinë janë të banuara me rreth 80 familje të komunitetit Romë, Ashkali dhe Egjiptas. Po ashtu në banesën sociale në qendër të qytetit janë të vendosura rreth 80 familje. Meqenëse këto familje janë vendosur shumë vite me parë, komuna e Obiliqit është duke planifikuar që të shpall thirrje të re për familjet që janë të interesuar për banim social në këtë objekt. Ky objekt ka nevojë edhe për renovim. Gjendet në qendër të qytetit që është një përparësi për banorët që të mos konsiderohen ai të izoluar sidomos meqenëse e kanë shkollën dhe ambulantën afër. b) Bonus banimi: Kjo formë e ndihmës nuk aplikohet në Obiliq. Në program tre vjeçar është paraparë që të fillon aplikimi i kësaj forme të ndihmës. c) Objekte komunale të adaptuara për tu përdorur për banim social: Nuk ka. d) Renovimi dhe ndërtimi i shtëpive në troje private: Edhe komuna e Obiliqit bashkëpunon me organizata të ndryshme për të ndihmuar familjet në hall për banim përmes ndërtimit të shtëpive të reja apo riparimeve të vogla në troje private të tyre. Mënyra e aplikimit e familjeve që kanë nevojë për banim social dhe mënyra e përzgjedhjes: Familjet që kanë nevojë për ndihmë në banim kërkesën e bëjnë në DSHMS në një formular të përgjithshëm për ankesa dhe kërkesa të qytetarëve. Komuna e Obiliqit pritet që shumë shpejtë të e shpall konkursin për familjet që kanë nevojë për banim për të aplikuar për t'u vendosur në banesën sociale të vendosur në qendër të qytetit. 23
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten