Banimi social në Kosovë Drenasi Drejtoria përgjegjëse për banim social: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale; Personeli dhe buxheti për banim social: Komuna e Drenasit përballet me mungesë të stafit për të trajtuar problemin e banimit dhe pothuaj e gjithë barra i takon drejtorit të DSHMS dhe dy punëtorëve të kësaj drejtorie. Pra nuk ka staf të profilizuar për banim si dhe nuk ka kod të veçantë për banim. Programi tre vjeçar për banim: Kjo komunë e ka të miratuar këtë program nga kuvendi komunal në vitin 2019. DT ka ndihmuar në këtë drejtim. Ka telashe në implementim të këtij programi. Mënyrat e ndihmës për banim: a) Banesat sociale: Në Drenas janë të ndërtuara 2 ndërtesa të banimit social ku janë të vendosura rreth 50 familje. Banorët janë të vendosura me kontratë dhe kohë pas kohe verifikohen nëse janë banorët duke jetuar apo jo. Rastet e abuzimit me banesa sociale raportohen dhe merren masa të largimit. Problem në këto ndërtesa është mungesa e mirëmbajtjes për shkak se nuk ka qera joprofitabile siç është potencuar në ligj. b) Bonus banimi: Kjo formë e ndihmës nuk aplikohet në Drenas. Në program tre vjeçar është paraparë që të fillon aplikimi i kësaj forme të ndihmës për rreth 3 familje në vit. c) Objekte komunale të adaptuara për tu përdorur për banim social: Nuk ka. d) Renovimi dhe ndërtimi i shtëpive në troje private: Edhe komuna e Drenasit bashkëpunon me organizata të ndryshme për të ndihmuar familjet në hall për banim përmes ndërtimit të shtëpive të reja apo riparimeve të vogla në troje private të tyre. Mënyra e aplikimit e familjeve që kanë nevojë për banim social dhe mënyra e përzgjedhjes: Familjet që kanë nevojë për ndihmë në banim kërkesën e bëjnë në DSHMS në një formular të përgjithshëm për ankesa dhe kërkesa të qytetarëve. Komuna e Drenasit pastaj e krijon një komision për të verifikuar nevojat në terren. Mënyra më e shpeshtë e ndihmës është përmes renovimit të shtëpive në vlerë deri në 5 mijë euro; 25
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten