Banimi social në Kosovë Klina Drejtoria përgjegjëse për banim social: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Personeli dhe buxheti për banim social: Edhe kjo komunë përballet me mungesë të stafit për të trajtuar problemin e banimit dhe pothuaj e gjithë barra i takon punëtorëve të komunës të cilët nuk janë të specializuar në këtë fushë. Pra nuk ka staf të profilizuar për banim si dhe nuk ka kod të veçantë për banim. Programi tre vjeçar për banim: Kjo komunë e ka të draftuar këtë program por nuk e ka të miratuar. Planifikohet që të miratohet nga kuvendi komunal brenda vitit 2019. DT është duke ndihmuar në këtë drejtim. Mënyrat e ndihmës për banim: a) Banesat sociale: Gjatë Prillit 2019 janë vendosur 35 familje në një banesë sociale të ndërtuar rishtazi në Klinë. Këto familje janë vendosur me vendim me kohë të pacaktuar. Sidoqoftë planifikohet që së shpejti të nënshkruhet kontratë me këto familje ku do të specifikohet afati. Në total në Klinë janë të ndërtuara 5 objekte të banimit social ku janë të vendosura rreth 140 familje. Një numër i familjeve janë vendosur shumë kohë më parë dhe është telashe të nënshkruhet kontrata me këto familje. Përndryshe të gjitha këto ndërtesa te banimit sociale janë ndërtuar afër qendrës së qytetit që është një faktor shumë inkurajues për socializmin e familjeve të cilat jetojnë në këto objekte. Edhe shkollën dhe ambulancën i kanë mjaft afër. Në banesën sociale të lëshuar në qarkullim rishtazi janë të vendosur rreth 80% të familjeve të dala nga lufta(kategori të luftës përfshi familje të dëshmorëve). Pjesa tjetër janë raste sociale. Mirëmbajtja është problem kryesisht për arsye se pagesa e qerasë jo profitabile nuk është e specifikuar si duhet. b) Bonus banimi: Kjo formë e ndihmës nuk aplikohet në Klinë. Në program tre vjeçar është paraparë që të fillon aplikimi i kësaj forme të ndihmës. c) Objekte komunale të adaptuara për tu përdorur për banim social: Nuk ka. d) Renovimi dhe ndërtimi i shtëpive në troje private: Edhe komuna e Klinës bashkëpunon me organizata të ndryshme për të ndihmuar familjet në hall për banim përmes ndërtimit të shtëpive të reja apo riparimeve të vogla në troje private të tyre. 26
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten