Banimi social në Kosovë Mënyra e aplikimit e familjeve që kanë nevojë për banim social dhe mënyra e përzgjedhjes: Familjet që kanë nevojë për ndihmë në banim kërkesën e bëjnë në DSHMS në një formular të përgjithshëm për ankesa dhe kërkesa të qytetarëve. Komuna e Klinës pastaj e krijon një komision për të verifikuar nevojat në terren. Mënyra më e shpeshtë e ndihmës është përmes renovimit të shtëpive në vlerë deri në 5 mijë euro; Istog Drejtoria përgjegjëse për banim social: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Personeli dhe buxheti për banim social: Nuk ka staf të veçantë për të trajtuar problemin e banimit. Po ashtu nuk ka kod të veçantë për banim. Programi tre vjeçar për banim: I draftuar Mënyrat e ndihmës për banim: a) Banesat sociale: ekziston një ndërtese e banimit sociale në qendër të Istogut me rreth 12 njësi banesore. Të gjitha këto njësi banesore janë të banuara nga qytetarë në nevojë për banim social. Komuna planifikon që të e bëj regjistrimin e banorëve për të parë nëse ndonjëri nga banorët i kanë të përmirësuar kushtet ashtu që të i lirojnë banesat për nevojtarë më të mëdhenj. Meqenëse objekti gjendet ne qendër të qytetit nuk ka problem me infrastrukturë dhe me socializim të banorëve. b) Bonus banimi: Kjo formë e ndihmës nuk aplikohet në Istog. c) Objekte komunale të adaptuara për tu përdorur për banim social: Nuk ka. d) Renovimi dhe ndërtimi i shtëpive në troje private: Edhe komuna e Istogut bashkëpunon me organizata të ndryshme për të ndihmuar familjet në hall për banim përmes ndërtimit të shtëpive të reja apo riparimeve të vogla në troje private të tyre. Mënyra e aplikimit e familjeve që kanë nevojë për banim social dhe mënyra e përzgjedhjes: Familjet që kanë nevojë për ndihmë në banim kërkesën e bëjnë në DSHMS në një formular të përgjithshëm për ankesa dhe kërkesa të qytetarëve. Komuna e Istogut pastaj e krijon një komision për të verifikuar nevojat në terren. Mënyra më e shpeshtë e ndihmës është përmes renovimit të shtëpive.; 27
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten