Banimi social në Kosovë Peja Drejtoria përgjegjëse për banim social: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Personeli dhe buxheti për banim social: Komuna e Pejës nuk ka personel të veçantë për banim social që po i shkakton mjaft telashe kësaj komune. Shumica e aktiviteteve për banim social po duhet të drejtohen nga drejtori i DSHMS'së. Po ashtu nuk ka kod të veçantë për banim. Mjetet materiale për banim social sigurohen nga linja tjera buxhetore siç është linja për mallra dhe shërbime. Programi tre vjeçar për banim: Kjo komunë e ka të aprovuar këtë program nga kuvendi komunal. Sidoqoftë ka mjaft telashe në implementim të këtij programi. Mënyrat e ndihmës për banim: a) Ndërtesat për banim sociale: Në komunën e Pejës ekzistojnë 4 ndërtesa per banim sociale me rreth 80 njësi banesore. Të gjitha janë të zëna me banorë. Komuna e Pejës ka filluar shqyrtimin e rasteve të vendosura me vite të tëra për të parë nëse ka familje që duhet të i lirojnë këto objekte. Po ashtu po shihet për mundësinë që të nënshkruhen kontrata me banorë në afat një vjeçar. Do të planifikohet edhe pagesa për qera joprofitabile në vlerë 0,50 euro/m2. Ka probleme mjaft me mirëmbajtjen e këtyre ndërtesave. Në Pejë është ndërtuar një ndërtese e banimit social emergjent me 8 njësi banesore. Është një mundësi shumë e mirë për të i vendosur rastet emergjente të cilat mbesin pa banim. Në këtë objekt vendosen familjet në afat 3 muaj e pastaj familjet duhet të i lirojnë këto objekte apo ju zgjatet kontrata. b) Bonus banimi: Kjo formë e ndihmës nuk aplikohet në Pejë. Në program tre vjeçar është paraparë që të fillon aplikimi i kësaj forme të ndihmës. c) Objekte komunale të adaptuara për tu përdorur për banim social: Nuk ka. d) Renovimi dhe ndërtimi i shtëpive në troje private: Edhe komuna e Pejës bashkëpunon me organizata të ndryshme për të ndihmuar familjet në hall për banim përmes ndërtimit të shtëpive të reja apo riparimeve të vogla në troje private të tyre. Gjatë vitit 2018 janë ndërtuar 20 shtëpi të reja e për vitin 2019 planifikohen të ndërtohen rreth 27 shtëpi. Po ashtu rreth 15 familje në vit ndihmohen me renovim të shtëpive. 28
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten