Përvojat nga shtetet Evropiane Pas luftës së dytë botërore të gjitha shtetet Evropiane e kanë përkrahur rezolutën e kombeve të bashkuara për të trajtuar të drejtën e banimit si e drejtë themelore njerëzore. Kështu fillojnë që të krijojnë legjislaturë në përkrahje të kësaj rezolute ashtu që të mos lihen në rrugë asnjë familje e cila nuk ka mundësi që me mjete vetanake të siguroj kulm mbi kokë. Rregullimi i banimit social në të gjitha vendet është i rregulluar në mënyrë të ndryshme por një gjë është e përbashkët: Banimi ju sigurohet familjeve në mënyrë të përkohshme deri sa të jenë financiarisht të fortë për të bërë zgjidhje vetanake qoftë duke blerë shtëpi apo banesë apo duke paguar qera. Shtetet e Bashkimit Evropian kryesisht e kanë të decentralizuar menaxhimin e banimit social dhe kohëve të fundit edhe në Evropë ka debat mjaft intensiv se si të trajtohet banimi social në të ardhmen. Në Danimarkë është miratuar ligji i cili i lejon asociacionet e banimit që të i shesin banesat sociale për të përmirësuar përfshirje më të madhe sociale, në Gjermani ka debat për krijimin e të ashtuquajturave qytete sociale, ndërsa në Holandë ka suficit të madh nga banesat sociale dhe po zhvillohet debat se çka të bëhet me këto të hyra ¹. Është interesant se definicioni i banimit social në mes të shteteve evropiane dallon dhe secili shtet e trajton banimin social në mënyrë të vet. Kosova duhet që të i analizon më thellësisht modelet e ndryshme evropiane por edhe të rajonit për të parë se cili model do të ishte më i përafërt me nevojat e Kosovës për banim social. Ajo çka është e përbashkët pothuaj në të gjitha shtetet e Evropës është se këto shtete me dekada kanë punuar që shteti të posedoj njësi banesore të shpërndara gjithandej lagjeve dhe i kanë ikur krijimit të banesave sociale ku do të grumbulloheshin dhe getoizoheshin rastet sociale. Fatkeqësisht në Kosovë nuk punohet fare në këtë drejtim. Është për keqardhje që qytetet e mëdha të Kosovës e sidomos Prishtina nuk kanë përfituar nga një trend i madh i ndërtimeve që po ndodh në Kosovë. Në Prishtinë dhe në disa qytete tjera të mëdha në dekadën e fundit janë ndërtuar me dhjetëra mijëra njësi banesore. Këto komuna duhet që të jenë më kreativ dhe të mendojnë modele se si të krijojnë stoqe të banesave në pronësi komunale. Një formë do të ishte që taksat ndërtimore të zëvendësohen me njësi banesore. Në këtë mënyrë do të eliminohej nevoja për ndërtim të banesave sociale të cilat janë shumë të 1 http://www.iut.nu/wp-content/uploads/2017/07/Social-Housing-in-Europe-I.pdf 33
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten