Të gjeturat e përgjithshme Ligji për programet e veçanta për banim apo siç njihet ndryshe edhe ligji për banim social nuk funksionon si duhet pothuaj në asnjërin nga segmentet e vet. Të gjeturat nga tereni, intervistat me palë të interesit si dhe dokumentet në dispozicion në këtë temë japin indikacione të qarta se banimi social në Kosovë nuk trajtohet si duhet nga institucionet e Kosovës dhe ka nevojë urgjente për ndryshim të qasjes. Ky ligj i shenjëzon familjet më të margjinalizuara në Kosovë siç janë familjet të cilat nuk kanë kulm mbi kokë dhe shumë pak është bërë që të përmirësohet gjendja e tyre në terren. Vet realizimi i këtij hulumtimi ka qenë sfidë për arsye të mungesës së stafit komunal përgjegjës për banim. Në përgjithësi, Komunat nuk e kanë të strukturuar si duhet adresimin e çështjes së banimit dhe kjo mbetet si e gjetur e parë dhe shumë e rëndësishme. Pra, hulumtuesit nuk kanë pas adresë të caktuar nëpër komuna për të realizuar intervistën por në shumë raste është dashur të flasim me më shumë personel komunal të cilët kanë dhënë informata të pjesshme. Intervistimi nëpër komuna është bërë kryesisht me drejtorët komunal përgjegjës për banim social të gjithët në përgjithësi kanë qenë të informuar lidhur me gjendjen e banimit social në komunat e tyre por shpesh është vërejtur se metodologjia e trajtimit të kësaj teme është bartur nga e kaluara pa mundësi që të përmirësohet dukshëm. Kjo sidomos vërehet te banesat sociale të cilat janë të banuara me vite apo edhe dekada më herët dhe për stafin aktual është shumë vështirë që të i sistemojnë këto banesa sociale. Një sfidë tjetër ka qenë edhe mungesa e raporteve apo hulumtimeve në këtë temë nga e kaluara. Duket se ky hulumtim lidhur me banimin social është i pari nga shoqëria civile në Kosovë. Në vijim janë të përshkruara të gjeturat kryesore të identifikuara që lidhen më funksionimin e banimit social në Kosovë. Sa i përket vet ligjit për financimin e programeve të veçanta për banim dhe akteve tjera nënligjore të cilat e rregullojnë çështjen e banimit social në Kosovë nuk kanë vërejtje substanciale. Të gjitha elementet për funksionim të banimit social janë të definuara qartë. Problem mbetet implementimi i legjislaturës ne dispozicion. Mungesa e stafit adekuat dhe të profilizuar nëpër komuna që të merret me çështjen e banimit është një ndër problemet kryesore të identifikuara gjatë 35
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten