Rekomandime Trajtimi i banimit social në Kosovë ka nevojë që të trajtohet më mirë. Është vërtetuar hipoteza me të cilën është filluar hulumtimi se ligji për financimin e programeve të veçanta për banim si dhe aktet e tjera nënligjore nuk funksionojnë në masë të duhur. Si pasojë shumë familje në Kosovë të cilat i plotësojnë kriteret për banim social mbesin të patrajtuara. Kjo është shkelje e të drejtave elementare njerëzore. Komunat duhet që sa më parë që është e mundur të fillojnë të i ndihmojnë familjet në nevojë për banim dhe për këtë duhet të kenë përkrahje nga MMPH dhe shoqëria civile në Kosovë. Në vijim do të jepen rekomandime konkrete se çka duhet të bëhet. Pas realizimit të hulumtimit është e çartë se banimi social nuk mund të trajtohet nëse së pari nuk plotësohen dy parakushte: a. Krijimi i sektorit për banim në kuadër të komunave dhe b. Krijimi i kodit buxhetor të veçantë për banim në kuadër të buxhetit vjetor komunal; Në vijim do të sqarohen këto dy parakushte: a. Krijimi i sektorit për banim në kuadër të komunave; Një ndër të gjeturat kryesore të këtij hulumtimi ka dal se komunat janë shumë kaotike kur është fjala për atë se kush dhe si duhet të merret me banim social. Në të shumtën e rasteve drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e trajton temën e banimit social. Kërkesat për banim shkojnë në drejtori të shërbimeve publike apo tek zyra e kryetarit të komunës, drejtoria e urbanizmit e planifikon ndërtimin e banesave sociale ndërsa drejtoria e pronës e cakton vendin. Krijimi i një sektori të banimit do të e zgjidhte këtë problem dhe shumë probleme tjera që lidhen me trajtimin e banimit social. Në varësi të madhësisë së komunave ky sektor do të mund të përbëhej prej vetëm një personi(për komuna të vogla dhe të mesme) apo deri në tre persona për komuna më të mëdha. Nga informatat e marra në terren duket se ky veprim nuk është edhe aq i lehtë meqenëse komunat janë të limituara në marrjen e punëtorëve të ri. Sidoqoftë me pak kreativitet nga komunat do të mund të zgjidhej ky problem përmes ri aranzhimit të pozitave të punëtorëve ekzistues nëpër 41
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten