formale të punës, shumicës iu duhet të punojnë – shpesh edhe ilegalisht – në profesione, për të cilat nuk janë fare të kualifikuar, edhe atë jo rrallë me pagë minimale! Tejet shumë të rinj sot janë të dëshpëruar, sepse shpesh herë ata kanë bërë një rrugë të gjatë të arsimimit, kanë dhënë provime me nota të larta dhe në fund duhet të mësojnë që megjithatë nuk janë të dobishëm në këtë shoqëri. Në anën tjetër ekonomia e Kosovës dëshpërimisht është në kërkim të fuqisë së kualifikuar punëtore! Për të planifikuar rrugëtimin arsimor dhe profesional për gjeneratat e reja, nuk mjafton vetëm dëshira personale, apo ajo e prindërve. Këtu duhet marrë parasysh edhe realiteti në botën e punës, në të cilën gjeneratat e reja do të duhej të gjenin një vend adekuat të punës. Këtu bëjnë pjesë edhe më shumë faktorë. Bota e punës në Kosovë po ndryshon nga dita në ditë. Urgjentisht të nevojshme janë bërë kualifikimet e reja profesionale, ndërsa disa nga ato ekzistuese janë shndërruar në tepricë dhe nuk janë të kërkuara, sepse ka shumë. Kosova bën pjesë në vendet e Europës me përqindindjen më të lartë të të rinjve që studiojnë. Mirëpo ajo që në shikim të parë duket shumë pozitive, më vonë shpesh del të jetë vetëm një iluzion. Sepse në kohën, kur kualifikimi pas përfundimit të shkollimit do të duhej të shpaguhej me një vend të mirë punës, shumica e të rinjve duhet të konstatojnë që ata jo rrallë kanë ndjekur ëndrra jorealiste dhe nuk janë orientuar si duhet. Për më tepër shumë prindër krenar duhet të kuptojnë që nuk i kanë këshilluar si duhet fëmijët e tyre – megjithse nuk do mend se ata fëmijëve të tyre ua duan më të mirën. Asnjë ekonomi moderne nuk mund të bazohet vetëm, apo më së shumti në kualifikimet akademike. Gjermania, e cila ka një ekonomi me një të ardhme mjaft të aftë dhe prosperuese, mund ta pohojë këtë prej dekadash, vetëm sepse ekonomia e saj qëndron mbi dy shtylla shumë të shëndosha. Shtyllën akademike dhe atë jo-akademike. Rreth 50% e të rinjve në secilin vit shkollor nuk synojnë një arsim të lartë akademik, por një arsim profesional në njërin prej më shumë se 300 profesioneve të ndryshme. Kjo, sepse ata e dinë që në ardhmen do t’i nevojiten tregut. Për më tepër ata mund të jenë të sigurtë që do të marrin një kualifikim të mirë, sepse të gjithë, nisur nga politika, shkolla e deri te ekonomia investojnë shumë në këtë“burim”! Veç kësaj absolventët me një kualifikim të tillë solid profesional marrin edhe një pagë të mirë. 4
Druckschrift
Lënda jonë e parë është arsimi - për një arsim profesional modern
Entstehung
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten