përfshinë edhe pjesë të kualifikimeve të rëndësishme, të cilat mund të shfrytëzohen më vonë në punën akademike dhe anasjelltas, arsimi akademik në Gjermani përmban pothuajse gjithëmonë edhe elemente të praktikës, të cilat mund të shfrytëzohen më vonë, para së gjithash gjatë ushtrimit të profesionit. Mirëpo vetëm, të dy aspektet bashkë, të dy shtyllat – kualifikimi akademik dhe ai jo-akademik – e kanë mundësuar rritjen ekonomike dhe mundësitë e mira të zhvillimit të ardhshëm në Gjermani. Prandaj ne jemi të bindur, si ambasadë, si qeveri gjermane që edhe Kosova ka nevojë për të dyja – arsimin akademik dhe atë praktik profesional. Këtu dua të theksoj që tashmë ka një vend fqinj, i cili këtë vit planifikon të fillojë së ofruari arsimin profesional dual, sipas modelit gjerman – me anë të një ligji: ky vend është Serbia. Serbia dëshiron ta intensifikojë këtë çështje, me qëllim që p.sh. të thithë investime nga Gjermania, apo shtete të tjera. Që tani Beogradi ka filluar së promovuari hapjen e një fabrikeje të re të ndërmarrjes Volkswagen në Serbi. Dhe një nga argumentet, të cilat qeveria e Serbisë i përdor nga tani është arsimi i mirë dhe përkatës. Brenda bashkëpunimit gjerman me Kosovën megjithatë nuk bëhet fjalë për të kopjuar modelin gjerman. Por rëndësi ka që edhe në Kosovë të merren për bazë parimet e rëndësishme vetanake. Qenësor është parimi i kombinimit të teorisë dhe praktikës, ose thënë me fjalë të tjera mes ekonomisë dhe shkollës, gjegjësisht arsimit profesional. Ky kombimin i teorisë dhe praktikës mund të arrihet në mënyra të ndryshme, por për të gjitha modelet dhe të gjitha përgjigjet që mund të dalin nevojitet bashkëpunim i ngushtë i të gjithë akterëve. Prandaj ide e mirë është mbledhja e të gjithë akterëve nga fusha të ndryshme, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të diskutohet mirëfilli. Ku qëndrojnë vështirësitë për Kosovën, sipas këndvështrimit të Ambasadës gjermane? Shumë sipërmarrje në Kosovë kërkojnë punonjës. Edhe unë personalisht diskutoj me sipërmarrës të shumtë, të cilët ma kanë paraqitur këtë problem. Në të njejtën kohë, shumë të rinj në Kosovë janë në kërkim të një vendi të punës. Pse atëherë e kemi një papunësi kaq të lartë dhe nga ana tjetër, kemi mungeë të fuqisë punëtore, ankohen punëdhënësit? Nga përshtrypja ime, mendoj se ka një vullnet të shtuar të ndërmarrjeve dhe 8
Druckschrift
Lënda jonë e parë është arsimi - për një arsim profesional modern
Entstehung
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten