Nëpërmjet profesioneve dhe zhvillimit të tyre transmetohen impulse vendimtare për kushtet jetësore dhe profesionale të punonjësve. Prandaj, arsimi profesional i të rinjve, sikurse edhe arsimi i avancuar i punonjësve, është detyrë thelbësore e sindikatave; kompetencat të cilat sindikatat i fitojnë në këtë fushë gjithashtu paraqesin një motiv të rëndësishëm për punonjësit për t'u bërë anëtarë të një sindikate. Në Gjermani, nëpërmjet Ligjit për Arsimin Profesional, të miratuar në vitin 1969, janë standardizuar të drejtat dhe detyrimet në fushën e arsimit profesional dhe janë formuluar kriteret mbi aftësinë, gjegjësisht përshtatshmërinë e qendrave të arsimit profesional. Për herë të parë është themeluar një institut i veçantë, Instituti i sotëm Federal për Arsimin Profesional, me themelimin e të cilit gjithashtu është vendosur përgjegjësia publike për arsimin profesional dhe është përcaktuar i ashtuquajturi partneritet social ndërmjet sindikatave dhe shoqatave të punëdhënësve në arsimin e profesional. Kështu, Instituti Federal e organizon edhe të ashtuquajturin ristrukturim të profesioneve – profesionet dhe arsimi profesional përkatës përshtaten në vazhdimësi me zhvillimet teknike dhe ekonomike në distanca kohore prej disa vjetësh, apo dekadash. Në këtë proces, krahas ministrive kompetente përfshihen para së gjithash ekspertë, si përfaqësues të sindikatave dhe shoqatave të punëdhënësve. Së bashku dhe me marrëveshje, ata dizajnojnë ristrukturimin e profesioneve, dhe pikërisht ky fakt është edhe parakusht për njohjen e tyre. Tek pasi“komisioni kryesor” i Institutit Federal,“Parlamenti i Arsimit Profesional” – i cili përbëhet nga përfaqësues të sindikatave, të punëdhënësve dhe të shtetit – ta ketë miratuar ristrukturimin e arsimit, gjegjësisht aftësimit profesional, ai fillon së zbatuari nga ana e qeverisë. Rregullimi dhe partneriteti social janë dy përcaktues të rëndësishëm të arsimit profesional në Gjermani, dhe nga këndvështrimi im,“receta e suksesit” për imazhin pozitiv që gëzon arsimi profesional në vend. Para pak kohësh në Gjermani është miratuar një“Strategji Kombëtare e Arsimit të Avancuar”, në të cilën sindikatat, së bashku me punëdhënësit dhe qeverinë, krahas angazhimit për arsimin profesional të të rinjve, kanë punuar edhe në përmirësimin e arsimit të avancuar profesional në kuadër të partneritetit social. 47
Druckschrift
Lënda jonë e parë është arsimi - për një arsim profesional modern
Entstehung
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten