Sa i përket mendimit të mësimdhënësve rreth sistemit të arsimit dual në Kosovë, mendoj se një pjesë e përgjigjeve të mësimdhënësve nuk bazohen në njohuri, por vetëm formalisht kanë plotësuar pyetësorët, kështu që nuk duket e besueshme të nxirret një përfundim nga këta pyetësorë. Sa i përket vënies në zbatim të arsimit dual në Kosovë, mendoj se ky sistem mund të fillojë të vihet në zbatim vetëm nëse bëhen përgatitje të mirëfillta, dhe atë në disa profile, pa i përfshirë klasat e dhjeta që mund t'i absorbojë tregu i punës në Kosovë. Në Kosovë nuk kemi kompani të mëdha që mund të përfshijnë numër të madh të nxënësve, kështu që shpërndarja e nxënësve të të njëjtit profil në kompani të ndryshme nuk jep mundësinë e aftësimit të nxënësve në mënyrë të barabartë. Pjesa dërmuese e kompanive janë më tepër tregtare dhe riparuese sesa prodhuese, nuk kanë ndonjë kuadër që njeh në mënyrë të duhur metodologjitë e mësimdhënies, dhe për këtë arsye kjo pak do të ndihmojnë në hartimin e kurrikulës dhe vlerësimin e nxënësve. Para se të fillojë të vihet në zbatim një sistem i mësimit dual, i cili është më se i domosdoshëm për disa profile, gjithashtu duhet të bëhet një riorganizim i mirëfilltë i AP-së. 54
Druckschrift
Lënda jonë e parë është arsimi - për një arsim profesional modern
Entstehung
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten