Leona Jahiri nxënëse e shkollës profesionale Përshëndetje, Jam Leona Jahiri nga qyteti i Ferizajt. Sapo kam përfunduar shkollën e mesme profesionale në Qendrën e Kompetencës, në degën Asistente e Sigurisë Ushqimore dhe Dietave. Pas përfundimit të shkollës fillore isha në dilemë se kah të vazhdoja rrugëtimin tim. Si çdo bashkëmoshatare e imja, mendoja që të vazhdoja në një gjimnaz të përgjithshëm. Por vetes i shtrova pyetjen së çka do të bëja pas tri viteve. Një përqindje shumë e madhe e të rinjve kanë përfunduar shkollimin në po këto shkolla, por prapëseprapë në fund nuk kanë arritur suksese shumë të mëdha dhe as që të gjejnë vende të lira të punës, pasi që numri i të diplomuarve në këto shkolla është shumë i madh. Kisha edhe një opsion tjetër: të vazhdoja edukimin në shkollë të mesme profesionale. Por, kurdo që dëgjon për shkolla profesionale ato zakonisht nënçmohen dhe nuk u jepet aq mbështetje. Pasi hulumtova për sholla të mesme, arrita të kuptoja se shkolla e mesme profesionale është shkollë bukur e mirë, pasi që në të mëson një zanat që ke përzgjedhur dhe njëkohësisht e avancon veten. 55
Druckschrift
Lënda jonë e parë është arsimi - për një arsim profesional modern
Entstehung
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten