Nga perspektiva e prindit, gjendja është e dhimbshme sepse nuk ka nënë që e rrit fëmijën, e shkollon dhe në fund dëshiron që fëmija të largohet nga vendi duke pasur si arsye të vetmen një jetë më të mirë. Nuk jam që askush të mos kërkojë punësim ose shkollim jashtë vendit, por kjo gjendje është për t'u shqetësuar, sepse po largohen të gjithë. Nëse një vendi i largohet rinia, kjo është e dhimbshme për prindërit e për tërë vendin. Por, në anën tjetër, nëse pyesim se sa ofron mundësi vendi për punësim dhe perspektivë, gjendja është për t'u brengosur. Kurse nëse e shoh nga perspektiva e ndërmarrëses, ne kemi një veprimtari të re në Kosovë – përpunimin e bimëve mjekësore e aromatike në çaje organike dhe vajra aromatizues. Dhe kjo veprimtari e re kërkon edhe linjë të re të përpunimit, por këtu hasim në pengesa. Kemi 3 muaj që kemi realizuar një projekt dhe kemi blerë një ekstraktuese për bimë mjekësore e aromatike, por nuk kemi profesionistë për të demonstruar dhe punuar me këtë pajisje. Vitin e kaluar vajza ime përfundoi shkollimin fillor, dhe dëshira ime ishte që ajo të regjistrohej në bujqësi, pasi që kemi biznes familjar dhe kemi nevojë për kuadro të reja, por nuk pata mundësi ta bindja vajzën time, pasi që në këtë shkollë shkojnë nxënësit me sukses jo të mirë. E këtu shtrohet pyetja se si nxënësit në këto shkolla mund të arrijnë rezultate kur mësojnë vetëm teori, e nuk bëjnë fare punë praktike, dhe si të ndryshojnë shkollat profesionale në mënyrë që çdo vit të përgatisin kuadro për punësim. E njëjta situatë është edhe me vajzën tjetër, e cila pret të regjistrohet këtë vit në klasën e dhjetë, pasi që edhe ajo ka zgjedhur të vazhdojë në gjimnaz. Për mendimin e prindit, shkollat profesionale duhet t'i ndryshojnë komplet plan-programet dhe të përgatisin kuadro që krahas mësimit teorik, përfshihen edhe në punë praktike. Nga hulumtimet e bëra është vërtetuar se ka kërkesë për punëtorë që vetëm me një shkollim profesional dhe zanat mund të punësohen dhe të kryejnë punën në mënyrë profesionale, ndërsa 59
Druckschrift
Lënda jonë e parë është arsimi - për një arsim profesional modern
Entstehung
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten