në anën tjetër ka punëtorë të mbikualifikuar që punojnë për një vend pune. P.sh. një jurist punon si kamerier, një edukatore punon si shitëse dhe një ekonomist punon si shofer. Kjo është shqetësuese, sepse asnjëri nuk është i përgatitur për atë profesion, por punon nga zori. Por edhe nëse u jepet mundësia që të shkojnë të punojnë jashtë vendit, atëherë një jurist nuk mund të gjejë punë si avokat apo gjyqtar në vendin tjetër, por duhet të punojë në ndërtimtari. Ndonëse ka përfunduar gjimnazin dhe pastaj fakultetin, ai mbetet me punë të zanatit. Prandaj, është koha për ndërhyrje që të rinjtë mos ta kalojnë kohën kot nëpër studime, pasi që nuk u duhen për të ardhmen; kuptohet, fjala është për ata nxënës që kanë prirje për zanat. 60
Druckschrift
Lënda jonë e parë është arsimi - për një arsim profesional modern
Entstehung
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten