JULIA BECKER GIZ Kosova Numri i madh i donatorëve nuk është në gjendje të vendos rregull! Mënyra e të menduarit në Kosovë është një problem tjetër. Në diskutimin e dytë të konferencës u trajtua e ardhmja e arsimit profesional në Kosovë. Julia Becker (nga GIZ Kosova) ka sqaruar se numri i madh i donatorëve në Kosovë nuk është në gjendje të rregullojë sistemin e arsimit, për shkak se kjo çështje ka më shumë të bëjë me mënyrën e të menduarit. Për të mbështetur të rinjtë që të zgjedhin shkollën profesionale, duhet që prezantohen shembuj të mirë të cilët kanë arritur sukses në tregun e punës pasi kanë përfunduar një shkollë profesionale. Për më tepër, Becker ka rekomanduar rekrutimin e mësimdhënësve dhe trajnuesve të shkollave profesionale, të cilët kanë aftësi të mira të udhëzimit dhe orientimit në mënyrë për të përmirësuar imazhin e shkollave profesionale. FRANK HANTKE FES Prishtina Të rinjtë nuk duhet çdoherë t'i ndjekin këshillat e prindërve të tyre! Ata duhet më shumë të bëjnë atë që duan për vetën e tyre! Frank Hantke(FES Kosovo) ka adresuar një problem tjetër të mënyrës së të menduarit në Kosovë. Shumë të rinj i ndjekin prindërit dhe familjet e tyre dhe nuk bëjnë atë që duan të bëjnë, apo atë për të cilën kanë talent. Shkollat duhet të përqendrohen më shumë në zbulimin e talenteve të të rinjve dhe t'u japin atyre mundësinë për të arritur atë që duan në tregun e punës. 67
Druckschrift
Lënda jonë e parë është arsimi - për një arsim profesional modern
Entstehung
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten