Jeta Xharra Gazetare Promovimi i arsimit profesional në Kosovë Gjatë konferencës njëditore mbi arsimin profesional më la më së shumti përshtypje fakti që e diskutuam tabunë që e kemi të instaluar në shoqërinë tonë lidhur me atë se si e përjeton shoqëria regjistrimin e fëmijëve të tyre në shkolla profesionale, apo shkolla të zanatit. Folëm hapur për faktin që shkollat e'zanatit' në Kosovë trajtohen si shkolla inferiore, si shkolla të cilat janë djep për fëmijë me inteligjencë më të ulët, shkolla prej të cilave njerëzit turpërohen. Mu për këtë, në konferencë diskutuam për faktin se në Kosovë i kemi kamerierët me disa magjistratura, pra i inkurajojmë fëmijët tanë të kryejnë shkolla me diploma të universitetit deri në atë masë sa studentët regjistrohen të kryejnë disa magjistratura dhe dalin të papërdorshëm për treg të punës. Më la përshtypje sidomos një prodhuese e hatashme e prodhimeve bimore, Havushe Bajrami 70
Druckschrift
Lënda jonë e parë është arsimi - për një arsim profesional modern
Entstehung
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten