Bunjaku, e cila në fakt e kishte përkrahur dhe i kishte rekomanduar vajzës së saj që të studionte bujqësi, por stigma e të punuarit të tokës, nënçmimi që të merresh me bujqësi, nënkupton se nuk mund të trajtohesh seriozisht nga shoqëria apo të konsiderohesh ndonjë 'intelektuale'. Kjo ia kishte bërë të pamundur ta bindte vajzën e vet që të marrë njohuri në bujqësi. Ky prind foli haptas për këtë problem brenda familjes së vet, duke na ilustruar neve publikut një rast të tillë që tregon se edhe kur prindërit përkrahin edukimin në një zanat, të rinjtë do të ikin nga këto shkolla profesionale. Në anën tjetër, gjatë konferencës unë si moderatore i prezantova disa statistika që i kemi nxjerrë nga debatet që kemi zhvilluar mbi të njëjtën temë. Këtu treguam se si më shumë se 1,000 vende të punës në Kosovë(me 40% papunësi) ishin të hapura momentalisht në fushën e industrisë, hotelerisë, ushqimeve etj., dhe këto vende pune nuk po mbusheshin sepse nuk ka njerëz të mjaftueshëm në Kosovë që po shkollohen në shkolla profesionale përkatëse. Natyrisht, ajo çka ja vlen të theksohet është se gjatë konferencës u fol edhe për raste të suksesshme, siç ishte kompania private që merrej me trajnimin e të rinjve në ndreqjen e ashensorëve, dhe më la përshtypje që shumicën e njerëzve që i trajnojnë i punësojnë menjëherë, dhe nuk kanë problem serioz në firmë me migrimin e njerëzve të kualifikuar në shtetet perëndimore. Kjo më gëzon. Kuptohet, nënteksti i kësaj konference ishte edhe një gjë që po ia thosha vetes gjatë kohës sa po mbahej konferenca:“Donatorët e konferencës po i ndihmojnë Kosovës për të ndërtuar shkolla profesionale, por athua mos po përfundojnë këta të rinj në mu këto shtete që po e financojnë këtë konferencë, dhe po i bie që ne po shkollojmë njerëz për ta mbajtur tregun e shërbimeve në Evropë, e jo për ta zhvilluar Kosovën, p.sh. programe të tëra të infermierisë që zhvillohen në disa universitete private janë duke shkolluar infermiere për eksport, jo për qëndrim në Kosovë. Kjo nuk më gëzon.” Sidoqoftë, fakti që në konferencë i shoshitëm këto tema, që pati angazhim të hatashëm të publikut, me plot studentë, zyrtarë e udhëheqës të shkollave që u angazhuan në diskutim dhe ishin shumë të animuar, tregon se është një temë 71
Druckschrift
Lënda jonë e parë është arsimi - për një arsim profesional modern
Entstehung
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten