Metodologjia PYETËSORI Pyetësori i përdorur për këtë anketë përbëhet nga 115 pyetje me shumë zgjedhje, prej të cilave 6 janë demografike. Pyetësori përfshin dy pyetje të paraqitura në mënyrë vijuese mbi kërcënimin më serioz të sigurisë dhe kërcënimin e dytë më serioz të sigurisë, si dhe dy pyetje të paraqitura mbi çfarë do të thotë BE-ja për pjesëmarrësit në anketë(shih Aneksin 3). Qëllimi i kombinimit të këtyre dy pyetjeve është që nëpërmjet të dhënave të grumbulluara përmes pyetjeve të mblidhen më shumë zgjedhje të përbashkëta nga të njëjtët të anketuar. KAMPIONIMI Për këtë anketë u përdor një kampion i rastësishëm me shumë shtresa prej 1121 të rriturish. Në shtresën e parë, pyetësorët u shpërndanë proporcionalisht në 61 bashki të Shqipërisë, bazuar në popullsinë e të rriturve(shih Aneksin 2). Në shtresën e dytë, vëzhgimet u shpërndanë proporcionalisht midis zonave urbane/periferike dhe rurale brenda çdo bashkie, për të reflektuar shpërndarjen e popullsisë shqiptare. Po kështu, për çdo nënshtresë u aplikuan kuota gjinore dhe moshe 50%-50% për secilën nënshtresë. Së fundi, nga harta e Shqipërisë u zgjodhën në mënyrë të rastësishme pika gjeografike për intervistat, sipas skemës së mësipërme të kampionimit(shih Aneksin 1). Qëllimi i kësaj qasjeje kampionimi me shumë shtresa ishte të arrihej një përfaqësim i saktë gjeografik dhe demografik i popullsisë së të rriturve të Shqipërisë, duke ruajtur një gabim kampionimi më të ulët se ± 2.9% për kampionin e plotë. Ky kampionim i rastësishëm me shumë shtresa siguron që çdo banor në Shqipëri të ketë probabilitet të barabartë për t'u zgjedhur për të marrë pjesë në anketë. Duke përdorur këtë metodë kampionimi, rezultatet e anketës pasqyrojnë në mënyrën më realiste qëndrimet dhe perceptimet e popullsisë së përgjithshme të të rriturve në Shqipëri. Marzhi i gabimit statistikor për pjesën e meshkujve dhe të femrave të kampionit është llogaritur në ±4,1%, ±3,9% për përfaqësimin urban të kampionit dhe në ±4,3% për zonat rurale dhe periferike, ±5.1% për arsimin universitar dhe ±3.6% për pa arsim universitar. MBLEDHJA DHE PËRPUNIMI I TË DHËNAVE Kjo anketë është realizuar nëpërmjet intervistave ballë për ballë, sipas planit të kampionimit të mësipërm. Para fillimit të punës në terren, 34 intervistuesit u trajnuan nga ekipi i menaxhimit të projektit. 11
Jahrgang
2024
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten